TIRANË - Rreth 50 pronarë të tokës te Stacioni i Trenit kanë mbërritur në Bashkinë e Tiranës për të protestuar para fillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, e cila ka nisur rreth orës 18:00, për shpronësimet e banesave të tyre. Teksa ata kanë nisur protestën, kryebashkiaku Basha ka dalë dhe ka folur me ta:
BASHKËBISEDIMI I PLOTË I BASHËS ME BANORËT E STACIONIT TË TRENIT
Basha: Siç është rënë dakord me banorët, Bashkia ka nisur të hedhë hapa, për finalizimin e saj. Kam ardhur t’u takoj për respekt. Më nevojiten banorët; emër, mbiemër, kryefamiljarë, gjithë familjarët që bien dakord me urdhrin tonë.
Banor: Kush e vendos çmimin e banesave?
Basha: Çmimin nuk e vendos as bashkia, as qytetarët, por me ligj dhe ligji është miratuar në Parlament.
Banor: Je dakord nëse të bie ty dhe është shtëpia jote, ti e duron?
Basha: Është trajtuar kjo çështje dhe u kemi thënë: Bashkia nuk e ndryshon dot ligjin, por bashkia ka parë se çmimet janë të paarsyeshme. Kemi parë se me lekët e atyre shtëpive nuk blini dot shtëpi tjetër. Dhe bashkia i ka thënë grupit tuaj, që jemi dakord që me ndërmjetësimin e bashkisë për çdo shtëpi e prishur të 70-80 familjeve të gjejmë një banesë për ata banorë. S’është e lehtë se nuk e bëjmë dot me lekë publike. Të flasim se cilat familje bien dakord, sa metra katorë lënë etj.
Banor: Ke marrë kontakt me këto familje?? Me mua?
Basha: Kam kërkuar që këtë mesazh t’ua përcjellim ju, se ka që nuk duan.
Banor: E di sa ka ardhur çmimi i tregut...
Basha: Kjo punë nuk zgjidhet në rrugë. Dua listën e kryefamiljarëve që bien dakord me këtë marrëveshje.
Banor: Pse s’e ke bërë më parë këtë?
Basha: Nëse nuk bie asnjë dakord atëherë s’kemi një marrëveshje. Ky zotëria ka rënë dakord, për shembull.
Basha: Nesër një përfaqësi prej banorësh vendimin final të banorëve në orën 13:00 dua një përfaqësi me jo më shumë se 12 kryefamiljarë, të cilët i pres me inxhinierë dhe drejtorë.
Banor: Nuk ka nevojë për përfaqësi. Ai po na kërkon ne.
Banor: Me 150 euro metër katrorë tokë në qendër të Tiranës. Çmime qesharake.
Banor: Po grabitet prona, në mes të ditës. Vendos bashkia në pronën tënde. Dil jashtë.
Banor: Po ne që jemi disa kurora, ku do futemi. Të bëhet shpronësimi i njerëzve me standarde europiane.
Banor: Pse nuk na fut sot në mbedhje?!
Basha: Në mbledhjen e sotme nuk është në rend dite çështja juaj.
Banor: Na kanë thënë se është në rend dite, se nuk vimë kot këtu.
Basha: Nuk është e vërtetë. Nuk ka çështje të hartës së pronës. Unë jam kryetari i bashkisë..
Banor: “Ke marrë kontakt me këto familje?? Me mua?”

Banor: E di sa ka ardhur çmimi i tregut?!...

Basha: Nëse nuk bie asnjë dakord atëherë s’kemi një marrëveshje. Ky zotëria ka rënë dakord.
Basha: Nesër një përfaqësi prej banorësh vendimin final të banorëve në orën 13:00 dua 12 përfaqësues.

Banor: Pse nuk na futi sot në mbedhje?!

(Në foto: Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha duke folur jashtë hyrjes së bashkisë me banorët).

(Në foto: Një nga banorët më kërkues ndaj Bashës mbi të drejtat e banorëve).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com