Pas marrjes së dekreteve nga Presidenti i Republikës qeveria e re duhet të fillojë nga puna në mënyrë të menjëhershme. Por, pengesë për fillimin e detyrës janë bërë vulat e reja të institucioneve, sidmos ato që janë rikonceptuar nga fillimi.

Si po reagohet?
Asnjë nga ministrat e rinj nuk ka mundur të bëjë shkarkimet dhe emërimet e reja për shkak të mungesës së vulave të institucioneve të reja dhe pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë marrë emërimet përkatëse, ashtu sikurse të tjerë nuk janë shkarkuar.

Sa kohë do të zgjasë kjo procedurë?
Presupozohet që me ardhjen e kryeministrit Rama në atdhe, pas vizitës së tij në SHBA do të bëhen edhe njoftimet për vulat e reja të institucioneve, ashtu sikurse edhe organigramat e ministrive që deri tani nuk janë miratuar.