Deri në fund të këtij viti, vështirë se mund të ketë kohë që të vendoset një regjim kursimi, pasi e vetmja gjë që mund të pezullohen nga buxheti i shtetit janë investimet. Pra, ky vit do të shkojë siç kishte nisur, me deficit të fortë buxhetor. Këtë e tregon edhe fakti se edhe kreu i ri i Financave Shkëlqim Cani ka firmosur shkresa për pagesa të domosdoshme nga Thesari, si dhe ka shpallur ankande të reja për bono thesari e obligacione.
 
Pra, reforma duhet të ketë të bëjë me 2014-ën?
 Me sa duket, po. Këtë periudhë të mbetur, sidoqoftë, shteti duhet të bëjë çmos që të zhbllokojë situatën për ndërmarrjet e energjisë elektrike, ujësjellësve dhe shërbimeve bazë për qytetarët, për të vijuar vitin e ardhshëm me shlyerje të borxhit për fatura të papaguara për infrastrukturë apo TVSH të parimbursuar.

Si mund të kontribuojë FMN këtu?
Në rast e rikthehet një marrëveshje më Fondin, ekziston mundësia e kreditimeve të buta. Por, edhe kushtet do të jenë të rrepta, për rregullimin e ekuilibrave makroekonomikë.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)