Pyjet/ Qeveria 'skanon' bashkitë! Marrin fonde por zero investime e të ardhura! Kumbaro: E papranueshme

Nga inventari i pyjeve që u bë publik vjet rezulton se 65 % e territorit të Shqipërisë janë pyje e kullota. Nga këto 80 % e tyre janë të admnistruara nga bashkitë.

Por monitorimi i detajuar që është bërë nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka nxjerrë zbuluar punën e dobët që bashkitë kanë bërë për ta mirëadministruar këtë ekonomi pyjore kaq të çmuar.

“Situatë e papranueshme” e quajti ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro krah ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në takimin e mbajtur sot (15 janar) me kryetarët e bashkive në prezantimimin e aktiviteteve të kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve.

Me ligjin e miratuar 8 vite më parë pyjet i kaluan për administrim bashkive. Por Ministrja Kumbaro vuri në dukje se 33 bashki nuk kanë asnjë plan mbarështimi të pyjeve po gjithashtu për 8 vite që administrojnë pyjet nuk kanë bërë asnjë investim në fondin pyjor.

“Është e papranueshme që 8 vite pasi ju jeni bërë pronarë, adminstratorë të kësaj pasurie 50 % e bashkive nuk i kanë këto plane mbarështimi. Ka bashki që gjatë gjithë periudhës 8 vjeçare që administrojnë pyjet nuk kanë asnjë shpenzim si zë investimesh në fondin pyjor" raportoi Kumbaro.

Performancë të dobët kanë pasur dha disa bashki që kanë fond pyjor të konsiderueshëm shumë të madh në raport me frymë popullsie, kanë dhe të ardhura falë këtyre ekonomive por nuk kanë fare investime.
Ata janë  Bashki Mirdita, Fushë Arrezi, Tropoja, Puka, Kolonja, Skrapari, Dibra. Situaten ministrja e quajti ‘të papranueshme”

Ka bashki të tjera që deklarojnë të ardhura të pakta.

"Nuk është normale as fakti që bashki me sipërfaqe shumë të madhe pyjore realizojnë apo deklarojnë të ardhura shumë të pakta si Malësi e Madhe, Puka Hasi.  Ka dhe më keq ka bashki që raportojnë zero lek të ardhura si Himara, Finiqi, Lezha, Dropulli, Memaliaj, Kurbini, Divjaka, Roskoveci, Vlora. Referohem raportimeve të bëra pranë Agjencisë kombëtare të pyeve" vijoi më tej ministrja. 

Në prezantimin aktiviteteve të kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve, i cili do të jetë me fokus rritjen e sipërfaqeve pyjore dhe ruajtjen e tyre, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka deklaruar se do të krijojnë një grup që do të punojë për kontrollin e territorit

"Kemi një eksperiencë më herët, ku qeveria pajtoi një grup studiosh arkitekturore që punuan për kontrollin e territorit, proces i cili funksionoi shumë mirë në konkluzion pasi ne sot kemi një zhvillim shumë  të mirë të vendit. Mendoj se të njëjtin proces duhet ta përsërisim me pyjet  tha Mazniku

65% e territorit të Shqipërisë me pyje e kullota
Nga inventari i pyjeve rezulton se 46 % e territorit të Republikës është e mbuluar nga pyjet, bashkë me kullotat shkojnë 65 % të territorit. Pra 2/3 e Republikës së Shqipërisë është pyje dhe kullota. 80% e këtij 65% e territorit janë pronësi e bashkive që administrohen nga Bashkitë. Ky është tregues se sa përgjegjësi të madhe ka pushteti vendor për mirëdministrimin e kësaj pasurie të Shqipërisë. Pyjet në Shqipëri janë relativisht e shihen si një potencial i rëndësishëm për rritjen e përfitimeve mjedisore dhe ekonomike në të ardhmen.

Bashkitë me fond pyjor të konsiderueshëm por zero investim

Mirdita
Fushë Arrezi
Tropoja
Puka
Kolonja
Skrapari
Dibra
Bashki me sipërfaqe të madhe pyjore deklarojnë të ardhura të pakta
Malësi e Madhe
Puka
Hasi 
Bashkitë që deklarojnë zero lekë të ardhura nga pyjet
Himara,
Finiqi
Lezha
Dropulli
Memaliaj 
Kurbini 
Divjaka 
Roskoveci
Vlora

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 15/01/2024 14:23

    Ja vlen edhe shpirtat e planetit të afërditës të msohen me mar Avdes,me ngjinu,me ba falenderime për me fitu UJIN planeti ka dëshir të zhvillohet jeta,lypë nga thmia e vetë mos ta braktisin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës