Ndarja e pushteteve, është një ide e gjeneruar nga komentatori politik francez "Montesquie" e më pas implementuar në kushtetutat e shumicës së shteteve të botës, përfshirë Shqipërinë. Ky parim është diçka që tashmë, të paktën teorikisht, të gjitha shtetet e marrin të mirëqënë.
Realisht, në thuajse të gjitha sistemet qeverisëse të botës, si Ekzekutivi, (Qeveria) edhe Legjislativi, (Parlamenti) për arsye të dominancës së kompromisit politik mbi të cilat këto dy organe operojnë, nuk gezojnë besimin e plotë të qytetarëve të shteteve mbi të cilat vendimet e ndërrmarra prej tyre kanë efekt të drejtpërdrejtë. Ndërsa Gjyqësori, si institucioni më i pavarur dhe më pak i politizuar i aparatit shtetëror, gëzon liri më të plotë veprimi dhe është kontrollues i mirëfillët i veprimtarive të ekzekutivit. Rrjedhimisht rritja e besueshmërisë së publikut mbi mirëfunksionimin e këtij organi, gjyqesorit, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në gjithë strukturën shtetërore.
Kërkesa e një gjykimi në publik sipas Art 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ilustron qartë rëndësinë që ka transparenca dhe besimi i publikut në vendimet gjyqësore. Lejimi i publikut në proceset gjyqësore është një kriter i nevojshëm për garantimin e një "gjykimi të drejtë e të pa-anëshëm".
Është pikërisht rëndësia e madhe që i kanë kushtuar besueshmërisë së vendimeve gjyqësore, që ka shkaktuar disa shtete të përfshijnë qytetarët e thjeshtë në ndërrmarrjen e ketyre vendimeve. Që pjesëmarrja e qytetarëve të thjeshtë në sistemin gjyqesor, e rrit ndjeshëm besueshmërinë e vendimeve të ndërrmarra, demonstrohet qartazi nga sistemi Anglez dhe ai Amerikan i gjykimit, ku "Juria" është pjesë vendimtare në proçesin gjyqësor.
E thënë shkurtimisht, në këto dy shtete, "Juria" e përbërë nga 12 qytetarë të përzgjedhur mbi kritere personale të mirëpërcaktuara, vecanërisht për nivelin e lartë të dinjitetit dhe të respektit që gëzojne në komunitetin ku ata/ato jetojnë, vendos mbi fajësinë apo pafajësinë e personit të akuzuar për kryerjen e një vepre penale të rëndë ose përgjegjësinë e personit në çështjet civile të rëndësisë së veçantë. Me pas, gjykatësi vendos masën dënimit per çështejt penale, ose të shpërblimit të dëmit për çështjet civile, në bazë të përcaktimit të bërë në ligj.
Pa injoruar problemet anësore që paraqet pjesëmarrja e "jurisë" në proçeset gjyqësore, si koston e lartë ekonomike e të tjera probleme dytësore, njëkohësisht, askush nuk mund të mohojë rëndësinë jetike që ajo ka në ndërrmarrjen e vendimeve gjyqësore, veçanërisht në rritjen e besimit të publikut tek këto vendime. Në një studim të ndërrmarrë nga "University College London" (UCL) në vitin 2010, mbi efektshmërinë dhe rëndësinë e Jurisë në sistemin gjyqësor Anglez, u konkludua se pjesëmarrja e qytetarëve të thjeshtë ne vendim-marrjet gjyqësore, është jetike për të ruajtur nivelin e lartë të besueshmërisë së publikut në proçesin gjyqësor.
Një tjetër shembull i mirë i pjesëmarrjes së publikut në vendimet gjyqësore është Norvegjia, ku një pjesë e mirë e gjykimeve të rëndësishme ndërrmerren nëpërmjet një paneli të ndërthurur nga specialistë ligjorë (gjykatësve) dhe qytetare të thjeshtë në raportin dy me tre respektivisht. Pra dy gjykatës të trajnuar dhe tre "gjykatës" nga publiku pa ndonjë kualifikim ligjor.
Pjesëmarrja e qytetarëve në proçeset gjyqësore plotëson më së miri kontrollin që ushtron sovrani (populli) në administrimin e drejtësisë, e në këtë mënyrë plotësohet paradigma ligjore që "drejtësia jo vetëm që duhet të vendoset, por duhet bërë e dukshme që është duke u vendosur".
Nuk mund të pretendojme përmbushje të detyrimeve institucionale dhe kërkesave të shoqërisë, vetëm nëpërmjet përshtatjes formale të ligjeve në përputhje me kërkesat e organizatave ndërkombëtare në të cilat jemi nënshkrues, një dhe më e rëndësishmja prej të cilave është Konventa Evropiane e Të Drejtave të Njeriut.
Ka ardhur koha që ne të krijojmë një sistem ligjor i cili i përshtatet nevojave dhe kërkesave aktuale të shoqërisë shqiptare. Një kërkesë primare në sistemin tonë të drejtësisë, është rritja e besueshmërisë së publikut në gjykata dhe në vendimet gjyqësore. Kjo mund të inkurajohet më së miri me pjesëmarrjen e qytetarëve të thjeshtë në vendim-marrje.
Ndoshta në Shqipëri nuk duhet të kërkojmë të kopjojme njërin apo tjetrin sistem të sipërpërmendur, por natyrisht rritja e nivelit të besimit të publikut në vendimet gjyqesore është domosdoshmëri. Ky besim i shoqërisë tek ligji dhe drejtësia inkurajohet jo vetëm nga kontrolli që qytetarët ushtrojnë mbi proçeset gjyqësore nëpërmjet presencës pasive si spektatorë në sallën e gjykimit, por edhe më shumë nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në administrimin e saj. Kësaj domosdoshmërie nuk duket se i është dhënë rëndësia e duhur deri më tani dhe rrjedhimisht edhe konfidenca e publikut shqiptar mbi këtë krah të pushtetit shtetëror nuk ka bërë ndonjë progres të konsiderueshëm. Ndoshta është koha e përshtatshme që të mendohet më seriozisht për ndërmarrjen e disa hapave të thjeshta e praktike, se sa vetëm ndryshimet e ligjeve, në mënyrë që të rritet transparenca dhe besimi i shoqërisë në proçeset gjyqësore. Pjesëmarrja e publikut ka treguar të jetë produktive në shtetet me sistemet gjyqësore më të besueshme të globit. Ky fakt rrit optimizimin se me përshtatjet e nevojshme do të na jepte rezultatin e shumëdëshiruar edhe në sistemin tonë të drejtësisë.
/Shqiptarja.com