Prokuroria e Matit kërkon 24 vite burg për ish efektivin e policisë Ermir Skeja për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese mbetur në tentativë.

Nga hetimet ka rezultuar se më 28 Maj 2015 Skeja ka plagosur me armë dy të rinj në Mat pasi u konfliktuan më parë për shkak të ngacmimit që Skeja i bënte bashkëjetueses së Libjon Permakut.

Permaku kish tentuat disa herë të zgjidh këtë konflikt duke diskutuar me familjarët e Skejës por ish polici kish vazhduar të ngacmonte të dashurën e Permakut.

Fillimisht Skeja është konfliktuar fizikisht me Permakun e më pas ka ndërhyrë Vilson Totraku por në këtë moment ata janë goditur me pistoletë nga Skeja i cili prej 1 vit është në arrati dhe gjykimi ndaj tij zhvillohet në mungesë.

Redaksia OInline
(F.T/shqiptarja.com)