Një burrë ka qëlluar macen e komshiut pasi sipas tij ajo e ka shikuar sikur ai t’i kishte zënë vendin ndërsa ndodhej në shtëpinë e tij.
 
69-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur i ka treguar policisë se është nevrikosur pasi macja ishte rehatuar në shtëpinë e tij në Florida.
 
Macja e cila ishte e fqinjit 60-vjeçar, Hung Nguyen ka marrë disa plagë dhe ka mbetur e paralizuar nga goditja me armë.
 
Heildi Hetheway i cili gjeti macen e plagosur të fshehur është shprehur: “Ishte patetike dhe shumë e trishtueshme të shikoje një mace të vogël, që i dilnin lot”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com