Një 32-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u vetëplagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku shtetasi A.K., banues në lagjen “Sheq i Vogël”, është dërguar nga spital nga familjarët.

Sipas Policisë Fier, 32-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij, ndërsa ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia online
D.Ç./Shqiptarja.com