Kushtuar ngritësit të flamurit pa yll në Burgun e Spaçit, 23 vite i burgosur i ndërgjegjes, Bedri Çoku
Një ditë pas vizitës së papës, nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u hoqën pankartat e 40 martirëve të Kombit, priftërinjve katolikë që u pushkatuan apo vdiqën në burg a syrgjynosje, mes poshtërimesh e mundimesh të pakufi, Ndoshta do të kishte qenë më mirë për kujtesën e brezit tonë të ri, por edhe të gjithë atyre më me moshë mes nesh, që nuk dinë në detaje kalvarin e jetës së tyre që fotot, thëniet e 40 martirëve të vijonin “të gjallonin” të varura në Bulevard.
Do na bënte mirë për kujtesën tonë historike, e cila ende vuan nga shpëlarja e trurit dhe deformimet e periudhës së sundimit komunist. Kështu, të hequra vetëm disa orë pas largimit të Papa Françeskut nga Shqipëria, ngjajnë, për fat të keq, si dekor i kësaj vizite kaq të rëndësishme. Kur nuk duhet kurrsesi të jetë kështu! Së pari, shoqëria jone ka nevojë për një kërkim të madh e të gjerë faljeje ndaj ish-të persekutuarve politikë. Kemi nevojë t’u kërkojmë me dorë në zemër falje këtyre njerëzve, jo vetëm për “bëmat” e xhelatëve të Sigurimit të Shtetit, gjykatësve apo gardianëve të zellshëm të burgjeve të diktaturës, por edhe për çdo sulm e fyerje që, të ideologjizuar deri në rrënjë të flokëve, shumë prej nesh u kanë bërë ish të përndjekurve.
Deri tek kthimi i kokës apo ndryshimi i rrugës për të mos u folur, që u kemi bërë ish të njohurve apo miqve të dikurshëm, që papritur ishin kthyer në armiq ideologjikë, apo nga frika se mos na shihte ndonjë sigurims. Faljen e gjerë publike të shoqërive të tyre, të gjitha vendet e ish bllokut sovjetik e kanë kryer. Një vend menjëherë 20 vitë më parë, një vend tjetër 10 vjet më parë. Edhe pse regjimet e tyre komuniste nuk kane qenë aq të egra dhe staliniste sa rregjimi ynë. Nuk na kushton asnjë gjë, veçse shkulim (edhe pse kaq shumë të vonuar) një padrejtësi të madhe shoqërore dhe historike, që ish të përndjekurve tanë u është bërë, dhe u kthejmë dinjitetin e shkelur kaq mizorisht e padrejtësisht. I takon qeverisë së vendit tim ta kërkojë këtë falje të gjerë publike, në emër të shoqërisë sonë, ende jo plotësisht të ndergjegjësuar për tmerrin dhe tragjedinë që këta njerëz kanë përjetuar, pa patur asnjë faj.
Nëse fotot gjigante të 40 martirëve të Kishës Katolike u varën mbi Bulevardin kryesor të kryeqytetit, vetëm për t’i bërë përshtypje Papës, atëhere këtë falje publike e kërkon me ngulm pikërisht kujtimi i këtyre 40 martirëve, si dhe i qindra e mijëra të martirizuarve të tjerë për idetë dhe besimet e tyre! Nuk qëndron çështja vetëm tek dëmshpërblimi financiar i ishtë përndjekurve, i kthyer fatkeqësisht në stereotip, ngaqë aq shumë dhe shpesh është bërë publik. Sigurisht që ai duhet të jepet i plotë, në bazë të viteve të tyre të burgut dhe të dënimeve të tjera.
Dhe për këtë, kjo qeveri e sotme do të kishte bërë mirë t’i përfshinte ish të përndjekurit në buxhetin shtesë prej 32 milionë dollarësh, të paktën me një fond shtesë simbolik, për të dhënë të kuptohej se nuk i kishte harruar, përkundrazi. Nuk është kurrë vonë t’i rikthehet kësaj pune, harresës së saj dhe ta caktojë këtë fond. Por jemi shumë të vonuar si shoqëri, pse nuk u kemi kërkuar një falje të plotë dhe kristiane, të dënuarve tanë dhe të persekutuarve të ndërgjegjes. Ua kemi borxh si shoqëri e qeveri dhe ka ardhur koha të tregohemi të përgjegjshëm.
Nëse e meritojmë vërtet cilësimin si kaq tolerantë dhe harmoniozë me besimet tona fetare (cilësim që, falë Papa Françeskut, është sot botëror), atëhere duhet të tregohemi të drejtë dhe mirënjohës me besimtarët tanë të ideve dhe ndërgjegjes së tyre, që dje u përndoqën aq egërsisht. Ata janë kampionët tanë të harmonisë shoqërore, pse në shumicën dërrmuese nuk kërkojnë të marrin hak, nuk kërkojnë dënimin dhe stigmatizimin e sotëm të xhelatëve dhe persekutorëve të djeshëm, duke e ditur mirë se ishte një tragjedi e pjellë nga sistemi. Por të paktën, t’u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur, duke u kërkuar një të falur të plotë, të madhe e me dorë në zemër, nga të gjithë ne. Si mendon ti për këtë, qeveria ime?
Redaksia Online
/Shqiptarja.com