Në familje të tjera pati një ndarje midis atyre që u bashkuan me regjimin e ri dhe atyre që vazhduan qëndresën ose që e rifilluan atë, pas një nënshtrimi të përkohshëm. Kemi folur tashmë për qëndrimin e Kastriotëve në këto ngjarje. Vetë Skënderbeu dhe vëllezërit e tij ishin kthyer (ose u shtirën se ishin kthyer) në fenë islame në kohë dhe rrethana jo shumë të qarta dhe që, gjithsesi, nuk janë ato që është bërë zakon të thuhen.
Djali i një vëllai të Skënderbeut, Hamzai, fillimisht e kishte ndjekur pas të ungjin në kryengritje (e, sipas Barletit, edhe në rikthimin në fenë e krishterë, ndonëse nuk rezulton të ketë marrë ndonjë emër të krishterë): por më vonë kaloi përsëri në anën e turqve dhe, pasi u zu rob nga i ungji, u dërgua si rob lufte në Napoli (ku, çuditërisht, gjurmët e tij humbin).
Një tjetër nip, djali i së motrës, pas vdekjes së Skënderbeut mori prej turqve një pjesë të zotërimeve të tij. Ky mund të identifikohet me djalin e Muzak Topisë dhe të Mamica Kastriotit, tradhtia e të cilit dëshmohet edhe nga njoftime të tjera.
Burime të tjera të asaj kohe japin të dhëna, jo fort të besueshme, lidhur me kalimin në anën e turqve të “nipërve” të tjerë të Skënderbeut, më 1466 e 1467, dhe lidhur me fundin e tyre romancesk. Mbi Muzakajt do të flasim gjerë e gjatë kur t’i kthehemi fateve të mëtejshme të emigrantëve nga kjo familje.
PSE FAMILJET E MËDHA NUK IU SHMANGËN DOT NDËRRIMIT TË FESË
Siç del, asnjë eksponent i familjeve të mëdha që qëndruan në Shqipëri nuk iu shmang dot ndërrimit të fesë. Në fakt, apostazia ishte e domosdoshme jo aq për të shpëtuar jetën dhe lirinë personale, siç është thënë shpesh, sesa për t’i shpëtuar deklasimit.
Gjithsesi, duam të vëmë në dukje se, pavarësisht se në Shqipërinë e kohëve moderne mund të ndeshen emra të familjeve që kishin qenë aristokrate përpara pushtimit turk, si Dushmanët e Berishat, sot emra të tillë u përkasin fiseve pak a shumë me ndikim, në gjirin e të cilëve asnjë familje nuk është në gjendje të pretendojë një origjinë të drejtpërdrejtë nga aristokracitë e dikurshme të krishtera.
Disi më i ndryshëm duket rasti i Dukagjinëve, një fis i përbërë nga disa degë, më të shquarat e të cilave emigruan, të tjera kaluan në fenë islame, ndërsa ndonjë degë tjetër, dikur e panjohur, u fuqizua falë karrierës së suksesshme të ndonjë pinjolli të vet në strukturat e perandorisë osmane. Të mos harrojmë, së fundi, pretendimin e princërve katolikë të Mirditës, sipas të cilit ata rridhnin nga fisi i vjetër me këtë emër.
Edhe në këtë rast mund të dallohet një ndryshim në raport me përvojën që patën grekët në këtë drejtim: ndërsa shumë prej tyre, që mbetën të krishterë, mundën të sistemoheshin në burokracinë perandorake ose në atë të Patrikanës greke të Kostandinopojës, për shqiptarët e vetmja mundësi karriere për të rinjtë me një farë prejardhjeje ishte ajo ushtarake, që në Lindje mund të ushtrohej vetëm nga ata që pranonin fenë islame.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com