Qafë Botë, arrestohet në kufi
shtetasi i shpallur në kërkim

Arrestohet në kufi shtetasi i shpallur në kërkim prej disa ditësh.

Më datë 13.02.2018, në Pikën e Kalimit Kufitar “Qafë Botë” është ndaluar dhe arrestuar shtetasi me të dhënat: Petrit Babi, 46 vjeç, banues në Fitore, Sarandë.

Shtetasi i lartpërmendur, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në pikat kufitare, në sistemin Tims, ka rezultuar shtetas i në kërkim. Të dhënat e regjistruara tregojnë se me datë 01.02.2018, në fshatin Vrion, Finiq, në bashkëpunim me shtetasin T. Babi, kanë goditur me sende të forta shtetasit N.V. dhe L.V. Goditja ka ndodhur për motive pronësie.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Prokuroria vijon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e fakteve më të detajuara mbi veprimtarinë e shtetasit në fjalë.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!