Pika Kufitare e Qafë Morinës në Tropojë do të ketë qarkullim të kufizuar gjatë ditës së nesërme dhe shkak për këtë vendim është bërë një aktivitet që koma e Gjakovës do të organizojë.
 
Sipas drejtorit të Policisë së Kufirit e Migracionit në Kukës, Afrim Tafa hyrja dhe dalja e automjeteve dhe qytetarëve që udhëtojnë drejt Tropojës apo Gjakovës do të bëhet e kufizuar.
 
Tafa shton se ky kufizim do të jetë për orën e përcaktuar nga komuna e Gjakovës për aktivitetin.
 
Nga ana e saj, komuna Gjakovë ka njoftuar se nesër organizon ‘Maratonën e Malësisë’ ndaj dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e qarkullimit në drejtim të Qafë Morinës nga ora 07:00 deri në orën 15:00.
 
“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe më gjerë, që nesër me datë 15 tetor 2016 do të bllokohet qarkullimi për automjete në pikën kufitare në Morinë prej orës 07:00-15:00. Ky bllokim do të ndodhë për shkak të aktivitetit për Maratonën e Malësisë së Gjakovës në mënyrë që t’u mundësohet kalim i pa penguar pjesëmarrësve në këtë maratonë. Pas këtij orari qarkullimi do të jetë i hapur për lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë” thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)