Qafë Thanë, kapet italiani me 18 kg
marijuanë, do e çonte në Gjermani

Qafë Thanë, kapet italiani me 18 kg<br />marijuanë, do e çonte në Gjermani
QAFË THANË - Në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë, Pogradec është konfiskuar 18 kilogram drogë marijuanë në një makinë me targa gjermane që drejtohej nga një qytetar italian.
 
Policia maqedonase ka bërë të ditur se, makina u ndalua për kontroll të detajuar pas dyshimeve paraprake, që më pas të rezultojë edhem e gjetjen e sasisë së drogës.  Droga ishte fshehur në anën e përparme dhe prapme të mbrojtësve të makinës, e paketuar në 17 pako.
 
Italiani me inicialet S. K., ka pranuar se drogën e kishte siguruar në Shqipëri dhe përmes Maqedonisë, Bullgarisë synonte që ta transportonte në Gjermani, ku ai po punonte gjatë kohë.
 
Tek ai u gjet edhe një letër ku përshkruhej rruga nga ku duhej të kalonte shtetasi italian, ku ishte nënvizuar Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Austria.  Autoritetet doganore theksuan se vlera e drogës në tregun e zi kap një shifër prej 80 mijë eurove.
 
droga makine
(Në foto: Droga e gjetur përpara dhe ne pjesën e pasme të automjetit)
droga makine


Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)