Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Isen Murtishit, 34 vjeç, banues në Strugë-Maqedoni. 

Shqiptaro-maqedonasi, u konstatua nga ana e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, në dalje të Republikës së Shqipërisë, tek vendi i quajtur "Pusi" në afërsi të kufirit Maqedonas. 

Gjatë kontrollit të ushtruar, nga ana e Policisë, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, në një qese plasmasi 92, 5 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Kokainë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale:“Trafikimi i Narkotikëve, ngelur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com