Euroliga në basketboll për meshkuj zhvilloi dje ndeshjet vendimtare, me Real Madridin që mori një fitore spektakolare kundër Partizanit të Beogradit dhe kaloi në fazën gjysmëfinale. Ndeshja në kryeqytetin spanjoll u nda 98:94, me madrilenët që përbysën serinë e dueleve kundër basketbollistëve serbë.
Në ndeshjet mes tyre, Partiazani fitoi dy ndeshjet e para dhe kryesonte me rezultatin 0-2, teksa në tre ndeshjet e radhës skuadra "Galaktike" përmbysi gjithçka në një ndeshje maksimalisht të luftuar.
Pas kthimit në Beograd, basketbollistët e Partizanit janë parë në lot si fëmijë, dukshëm të zhgënjyer nga një përmbysje e tillë.