Qaka: Kam qarë kur më thanë se
do jem pjesë e  kombëtares"

Qaka: Kam qarë kur më thanë se<br />do jem pjesë e  kombëtares"<br>
Kamer Qaka dhe Astrit Ajdareviç, dy prurjet e reja të trajnerit Panucci kanë dalë sot në konferencë për shtyp, ku kanë shprehur mendimin për thirrjen e tyre në kombëtare dhe ndjesitë e para si kuqezi.

Kamer Qaka, 22-vjeçari nga Peja është shprehur mjaft i emocionuar për ftesën e marrë nga trajneri duke deklaruar se për të ka qenë ëndërr që në moshë të vogël të luante për Shqipërinë.


Qaka tha se nuk ishte menduar dy herë për ti thënë “Po” ftesës që iu bë nga kombëtarja shqiptare, madje thotë se ka qarë kur iu bë telefonata ku i bëhej ftesa për tu bashkuar me kombëtaren kuqezi.

“Kam nisur të qaj kur më kanë telefonuar dhe njoftuar se do të jem pjesë e kombëtares në ndeshjen me Turqinë. Që në moshë të vogël e kam ndjekur kombëtaren dhe ka qenë ëndrra ime të luaj me Shqipërinë”, u shpreh Qaka.

"Jam shumë i kënaqur që jam sot këtu. Më kanë pritur shumë mirë të gjithë shokët, të cilët janë të një niveli të lartë. Jam nga Peja, por ëndrra ime ka qenë Shqipëria. Unë nuk pretendoj për shumë minuta. Jam krenar vetëm që jam këtu”, përfundoi 22-vjeçari.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!