QARKU BERAT/Nëse PD do ishte e bashkuar në Kuçovë, opozita do fitonte Bashkinë! Meta nuk fiton dot as në Skrapar

Nëse Partia Demokratike do të ishte e bashkuar, opozita do të kishte fituar në Kuçovë. Lefter Maliqi ka marrë 6222 vota e ndërsa Ilirjan Koxhaj i PD ka marrë 739. Pra nëse do ishin bashkë opozita do numëronte 6961 vota. Mirëpo në kushtet kur janë të ndarë, kandidati socialist ka fituar me 6904.

Ilir Meta nuk ka arritur që të fitojë as në vendin e tij të lindjes, Skrapar. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Euglen Mustafallari ka marrë 2733 vota, e ndërsa Adriatik Mema është shpallur fitues me 3456 vota.

Berat Ervin Demo nuk e ka diskutuar fitore. Ai ka fituar me mbi 6 mijë vota më shumë. Më konkretisht socialistët kanë marrë 16580, e ndërsa Zija Ismaili nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 10394 vota.

Në Dimal, Juliana Memaj nga PS ka arritur të fitojë. E ndërsa në këtë bashki tërheq vëmendje fakti që Partia Demokratike ka dalë forcë e dytë. Dritan Sula ka arritur që të marrë 4105 e ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë 1475 vota. Edhe nëse do të ishin të bashkuar, nuk do mund të mundnim Memajn e cila grumbullon 5774 vota.

Adriatik Zotkaj i PS në Poliçan është shkëputur thellë në fitoren e tij përballë 2 kandidatëtve të djathtë. Ai ka marrë 3756, e ndërsa Behar Xhaferaj nga BF dhe Florian Qama nga PD nuk bëjnë së bashku nuk arrijnë as gjysmën e votave që ka marrë Zotkaj. Më konkretisht Xhaferaj ka marrë 461 vota dhe Qama 545 vota.


Lajmi kryesor:

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton thellë në Tiranë, mbi 58 mijë vota para Këlliçit! BF merr vetëm 7 bashki në total


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja