Reshjet e dëborës në vend/ Dibra qarku më problematik, izolohen 5 mijë banorë të fshatit Ostren, mungon edhe energjia

Reshjet e dëborës vijojnë intensivisht në Dibër ndërsa në Kukës, Shkodër e Lezhë janë ndalur momentalisht ndonëse rezulton se temperaturat vijojnë të ulëta dhe se ka prani të ngricave dhe akujve.

30% e njësive administrative në Dibër janë pa energji elektrike prej dy ditësh, ndërsa rrugët rurale janë të bllokuara .Emergjente është situata në Njësinë Administrative Ostren me rreth 5 mijë banorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi mungon energjia elektrike si dhe nuk ka as kujdes mjekësor. 

Në Qarkun Shkodër reshjet e dëborës kanë sjellë izolimin e zonës së Dukagjinit e mbylljen e shkollave në Pukë, Fushë Arrëz e Malësi të Madhe. Në Korcë i bllokuar raportohet vetëm fshati Dardhë, ndërsa në segmentet rurale qarkullimi rrugor është i detyrueshëm të kryhet me zinxhirë. Momentalisht fshatrat Vithkuq, Lekas, disa fshatra të Moglicës e zona e Mirasit dhe Dardhës nuk janë të furnizuar me energji elektrike, ndërsa sa i takon procesit mësimor në Korcë, Pogradec dhe Devoll nuk do të zhvillohet. Ndërkohë, në fshatrat e Tepelenës mësimi do të rifillojë normalisht.

Situata në Qarkun Lezhë ka filluar të përmisohet por temperaturat vijojnë të jenë të ulëta. Të bllokuara në këtë qark janë Qafa e Kashnjetit dhe rruga Gallatë-Vinjollë. Në Bashkinë Mirditë mësimi nuk zhvillohet në asnjë shkollë. Ndërsa në Kukës gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja e Emergjencave Civile, për të hapur rrugët drejt fshatrave të bllokuara.  

Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë, pasi për të po punojnë 10 borëpastruese e 2 fadroma.

Si pasojë e dëborës, është bërë e pamundur edhe transportimi i të sëmurëve me ambulancë. Në ndihmë të tyre kanë ardhur Forcat e Armatosura. Për më shumë (LEXO KËTU) dhe (KËTU)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Kukës, i bllokuar nga bora në fshatin Tërshenë, helikopteri sjell në Tiranë 50-vjeçarin e sëmurë

50-vjeçari i sëmurë në fshatin Tërshenë të Kukësit, Bilbil Rexhmati është dërguar në Tiranë me helikopter. Fillimisht në ndihmë të të sëmurit u dërgua një ambulancë por ajo nuk mund të ndërhynte pasi dëbora në zonë arrin në 1.20 cm. Për më shumë detaje (LEXO KËTU)

 

Ora 16:42
Të bllokuara nga bora, të sëmurat nga Malësia e Madhe dhe Dibra transportohen me helikopter në spital

Një helikopter Cougar i Forcës Ajrore me në bord personel mjekësor të Spitalit Ushtarak, ka transportuar një 58-vjeçare të sëmurë nga fshati Zagore i Malësisë së Madhe për në spitalin e Shkodrës. Behije Vucaj kishte një emergjencë shëndetësore dhe në pamundësi për t’u transportuar me makinë për shkak të dëborës, është dashur transportimi përmes ajrit. Helikopteri është ulur në stadiumin “Loro Boriçi” dhe nga aty drejt spitalit 58-vjeçarja është dërguar me ambulancë. Pas dhënies së ndihmës së parë, burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se 58-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë 25-vjeçarja nga Dibra, Trëndafile Demiri,e bërë nënë ditën e djeshme, po transportohet aktualisht për në Tiranë. Ajo u bë operacion në spitalin e Peshkopisë ditën e djeshme, por ditën e sotme ka shfaqur komplikacione në zemër dhe për këtë arsye u transportua me urgjencë drejt Tiranës.

Ora 13:56
Kukës, i bllokuar nga bora në fshatin Tërshenë, familjarët e 50-vjeçarit të sëmurë apel për ndihmë

Një 50-vjeçar i sëmurë ka mbetur i bllokuar këtë të premte në fshatin Tërshenë të Kukësit . 
Burime për Shqiptarja. com mësuan se mjetet e ushtrisë janë dërguar për ti ardhur në ndihmë 50- vjeçarit i cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. 


Bëhet e ditur se në drejtim të 50-vjeçarit të sëmurë Bilbil Rexhmati është dërguar autoambulanca po për shkak kushteve ekstreme të motit dhe reshjeve të dendura të dëborës ajo ka mbetur në rrugë. 
Ndërkohë edhe familjarët kanë bërë një apel për ndihmë, pasi gjëndja shëndetësore e familjarit të tyre paqite shumë e rëndë.

Ora 13:46
FOTO/Liqenet e Komanit dhe Fierzës nën 'pushtetin' e akullit dhe dëborës

Reshjet intensive të borës gjatë këtyre ditëve kanë ndikuar edhe në ngritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Ndërsa si pasojë e temperaturave të ulëta Liqeni i Komanit është zbardhur nga ngrica dhe malet rreth tij nga bora.

Ora 10:35
Reshjet e dëborës në Qarkun e Gjirokastrës/ Rifillon mësimi për fshatrat e Tepelenës, rrugët rurale mbeten të bllokuara

Reshjet e dëborës në Qarkun e Gjirokastrës kishin bërë që mësimi të pezullohej në disa fshatra, ku përfshiheshin edhe ato të Tepelenës. (Lexo këtu) Por sot mësohet se në fshatrat e Tepelenës mësimi do të zhvillohet normalisht, me përjashtim të njësisë administrative Kurvelesh. Kjo e fundit ka kërkesa të vazhdueshme ushqimore për bagëtitë. Në Bashkinë Tepelenë edhe furnizimi me ujë të pijshëm e me energji elektrike rezulton pa probleme.

Ora 09:43
Ndërpriten reshjet e dëborës në Qarkun Lezhë, përmirësohet situata. Në Mirditë, shkollat e mbyllura

Situata në Lezhë ka filluar të përmisohet pasi reshjet janë ndërprerë, ndonëse temperaturat vijojnë të ulëta. Qafa e Kashnjetit vijon të jetë e bllokuar nga akulli dhe për rrjedhojë nuk bëhet mësim në fshatrat Kalivac e Ungrej. Sa i takon furnizimit me energji elektrike, raportohet se është i plotë. Edhe në bashkinë Kurbin situata paraqitet e normalizuar, furnizimi me energji është i plotë dhe mësimi nëpër shkolla zhvillohet rregullisht. E bllokuar paraqitet edhe rruga Gallatë-Vinjollë. 

Në Mirditë situata është në përmirësim por problemet vijojnë pasi mësimi nuk zhvillohet në asnjë shkollë dhe në disa rrugë të qendrave të njësive administrative si Selitë, Kacinar dhe Fan kalohet me zinxhirë. Mungesa e energjisë elektrike, si rezultat i rëndesës së dëborës (70 cm), raportohet vetëm në fshatrat Perlat, Malaj e Rrushkull. Ndërsa e bllokuar është vetëm rruga e Lurës. 

Ora 09:25
VIDEO-Prezencë akulli dhe ngrica në Shkodër/ Zona e Dukagjinit e izoluar. Shkollat e Pukës, Fushë Arrëzit dhe Malësisë së Madhe të mbyllura

Reshjet e dëborës në Qarkun Shkodër kanë sjellë izolimin e zonës së Dukagjinit e mbylljen e shkollave në Pukë, Fushë Arrëz e Malësi të Madhe. Gjatë natës nuk ka pasur reshje dëbore, por prezencë akulli në rrugë dhe ngrica. Dy mjete po punojnë për të bërë të mundur hapjen e  rrugës nga Prekal-Kir-Breg Lumi deri tek mali i Shoshit, aks ky që lidh Shkodrën me Dukagjinin. Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve dhe të Shërbimeve Publike vazhdojnë të punojnë për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, si dhe shpërndarjen e kripës së nevojshme. Të gjitha rrugët me densitet të lartë qarkullimi në qytet, janë në funksion të plotë. Pas pastrimit të rrugëve po punohet edhe për pastrimin e pedonaleve dhe trotuareve nga dëbora. Njëkohësisht, bisneset janë duke pastruar hapësirat para dyqaneve të tyre. Situata paraqitet e normalizuar edhe në njësitë administrative Dajç, Velipojë, Ana e Malit, Bërdicë, Rrethina, Postribë, Guri i Zi dhe Pult.

Ora 09:07
VIDEO-Reshjet e dëborës në Kukës/ Pritet ndërhyrja e Emergjencave Civile në fshatrat e bllokuara, Rruga e Kombit e kalueshme pa zinxhirë

Reshjet e borës në Kukës kanë pushuar dhe gjatë natës nuk ka patur situatë të rënduar. Gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja e Emergjencave Civile të Bashkisë Kukës për të hapur rrugët drejt fshatrave të bllokuara, ndërsa një pjesë e tyre janë hapur gjatë 24 orëve të fundit. Në zonat malore trashësia e dëborës ka shkuar mbi 1 metër, kurse në qytet deri në 70 cm.

Në këta zona nuk raportohet per emergjenca shendetësore. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm në Kukës raportohet se nuk ka probleme, ndërsa shkollat janë të mbyllura, përveç 5 shkollave 9-vjeçare dhe shkollës së mesme të përgjithshme të qytetit Kukës, ku mësimi vijon normalisht. Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë, pasi për të po punojnë 10 borëpastruese e 2 fadroma. Edhe rruga Kukës-Ura e Zapodit e Kukës-Krumë është e kalueshme pa zinxhirë.

Reshjet intensive gjatë këtyre ditëve kanë ndikuar edhe në ngritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Sikurse dihet, rritja e nivelit të ujit në këtë liqen rrezikon përmbytjen e shumë tokave. 

Ora 08:48
Pakësohen reshjet e dëborës në Korçë, fshatrat përshkohen me zinxhirë, mungon energjia elektrike (VIDEO)

Në qarkun e Korcës reshjet e dëborës janë të papërfillshme dhe temperatura shënohet -3 gradë C. Kësisoj akset nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normal e pa zinxhirë, me përjashtim të fshatit Dardhë. Segmentet rurale Q/Plloce - Dardhas dhe rruga nacionale - Velcan janë të hapura, ndërsa Voskopojë-Lekas kalimi mund të kryhet vetëm me zinxhirë. Qarkullimi me zinxhirë është i nevojshëm edhe në rrugët e Bashkisë së Kolonjës e në segmentin Miras-Arze.

Momentalisht fshatrat Vithkuq, Lekas, disa fshatra të Moglicës e zona e Mirasit dhe Dardhës nuk janë të furnizuar me energji elektrike, pasi ka pasur defekt në fidrin e Poloskes. Sa i takon procesit mësimor, në Korcë, Pogradec dhe Devoll nuk do të zhvillohet ndërsa në Kolonjë mësimi do zhvillohet vetëm në shkollat e qytetit.

Ora 08:45
Dibra 'nën pushtetin' e dëborës, arrin deri 1.5 m, izolohen 5 mijë banorë të fshatit Ostren, mungon edhe energjia

Qarku i Dibrës vijon të jetë i dominuar nga reshjet intensive të dëborës dhe ngricat, të cilat kanë 'paralizuar' zona të tëra. Report Tv mëson se 30% e njësive administrative janë pa energji elektrike prej dy ditësh, ndërsa rrugët rurale janë të bllokuara. Trashësia e dëborës në zonat e ulëta arrin në 50 cm, ndërsa në ato të thella dhe malore rreth 1.5 m. Emergjente është situata në Njësinë Administrative Ostren me rreth 5 mijë banorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi mungon energjia elektrike si dhe nuk ka as kujdes mjekësor. Aksi nacional Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë. Por situata duket më problematike në rrugët e fshatrave që lidhen me qendrat e banuara si Peshkopi dhe Bulqizë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja