Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike, vihen në pranga tre të rinj në Durrës

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike, vihen në pranga tre të rinj në Durrës

Sendet e sekuestruara nga policia

DURRËSPolicia ka vënë në pranga tre persona, ku një prej tyre ishte dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "BMW, të 28 vjeçarit Bardhok Marku, në sediljen e pasagjerit, në një çantë dore, është gjetur një armë zjarri me silenciator dhe në bagazhin e mjetit një jelek antiblumb si i Policisë. Në makinë ishte edhe 32 vjeçari Edison Kumria, i cili u arrestua nga policia. Bardhok Marku është shpallur në kërkim 3 herë për vjedhje banesash dhe lokalesh.

Nga hetimet dhe informacionet e marra, rezulton se armën e zjarrit dhe antiplumbin do t'i shisnin kundrejt vlerës 3000 euro.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 24 vjeçarit Veli Zymeri, u gjetën 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa. Zymeri është proceduar në vitet 2011 dhe në vitin 2014, për vjedhje të pasurisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon operacioni për identifikimin dhe kapjen e  personave që do të blinin sendet e kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh