Fier- Qarkullonin në rrugët e Fierit të armatosur dhe me lëndë narkotike, arrestohen 2 shokët e dyshuar, njëri prej të cilëve mbante edhe dy identitete.
Ata dyshohet se i përkasin një grupi të shpërndarjes së drogës në qark, por po verifikohet edhe për precedentë të tjerë kriminalë.
Policia vendore njoftoi sot (16 Gusht) se ka finalizuar operacionin e koduar “Sundimi i ligjit”, pas sinjalizimeve se dy të rinj posedonin armatime dhe drogë dhe udhëtonin në aksin Pojan-Dërmenas.
Kanë qenë agjentët e Antidrogës dhe Patrullat, që bënë ndjekjen dhe prangosjen e tyre. Të ndaluarit janë Patrik Ferko, që mbante edhe identitetin Pëllumb Xhafa, 49 vjeç dhe Ersi Hoxhaj, 20 vjeç, të dy banues në fshatin Dërmenas.
Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dhjetëra doza cannabis sativa, 2 celularë dhe automjeti.
Ndaj të rinjve u ngritën akuzat "prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", të kryera në bashkëpunim, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
-
Fier/ Shkaktuan aksidentin mbrëmë në Roskovec, ku humbi jetën çobani 79-vjeçar, arrestohen dy të rinjtë (EMRAT)
18 Shkurt, 09:56
-
Roskovec/ Dy makina ‘Benz’ përplasen me njëra-tjetrën, plagosen drejtuesit, vdes edhe një çoban! Po kalonte rrugën me një tufë me dele (EMRAT)
17 Shkurt, 18:57
-
Lushnjë/ Vinin baste me celularë në një berbehane, arrestohen 4 të rinj, një tjetër nën hetim (EMRAT)
17 Shkurt, 13:31
-
Itali/ Shqiptari kapet duke trafikuar drogë te parkingu i spitalit, 33-vjeçari me precedentë të shumtë penalë
16 Shkurt, 20:33
-
Kategoria e Parë/ Kukësi rrezikon mbijetesën, Besa fiton 2-1! Të hënën dy sfidat e fundit
16 Shkurt, 15:48
-
Koncerti Simfonik i Orkestrës së Forcave të Armatosura, performancë e Paharrueshme në Teatrin Bylis të Fierit
16 Shkurt, 14:42
-
PERSONAZH/ Njihuni me xha Nikon, 104-vjeçarin që ka jetuar në tre sisteme dhe reciton himnin e Zogut
15 Shkurt, 15:29
-
Fier/ I shiti 2 personave të njëjtin apartament, vihet në pranga 67-vjeçari
15 Shkurt, 11:16
-
‘Kërcimi i dashurisë’, 80 gjimnazistë nga mbarë vendi dhurojnë spektakël në teatrin ‘Bylis’
14 Shkurt, 17:50
-
Shën Valentin/ ‘U njohëm fshehurazi në skenë kur dashuria ishte e ndaluar’, çifti i artistëve në Fier rrëfejnë historinë 47-vjeçare
14 Shkurt, 17:37
-
VIDEOLAJM/ Propozimi i veçantë për Shën Valentinit në Fier, e reja thotë ‘Po’ mes duartrokitjeve
14 Shkurt, 12:46