KUKËS- Një 30-vjeçar po lëvizte me makinën e tij në Kukës me 2.4 kg lëndë eksplozive, por për këtë ka pasur informacion policia për këtë arsye ka ndërmarrë një operacion për kapjen e tij.
I riu me inicialet Sh. R., sapo ka parë uniformat blu, ka ikur me vrap dhe ia ka dalë që t'i shpëtonte efektivëve, e ndërsa në pranga ka rënë pasagjeri në automjetin ku u gjet lënda eksplozive, i identifikuar me inicialet K. N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak.
Ato u ndalën në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip "Benz”, e ndërsa nga tyre rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, municioneve luftarake apo lëndëve plasëse", kryer në bashkëpunim".
"Kukës. Qarkullonte me lëndë eksplozive me vete, shpallet në kërkim 30-vjeçari.
Vihet në pranga bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve plasëse, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative se në një mjet kishte lëndë plasëse eksploziv, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip "Benz” me të cilin udhëtonin shtetasit K. N. dhe Sh. R.
Drejtuesi i mjetit shtetasi, Sh. R., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, i cili ishte pasagjer në automjetin ku u gjet lënda eksplozive. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. R., 30 vjeç, banues në fshatin Qinamak dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, municioneve luftarake apo lëndëve plasëse", kryer në bashkëpunim", njofton Policia.