Një 27-vjeçar është arrestuar të enjten në Tiranë pasi qarkullonte me 3 mjete identifikimi të falsifikuara, ndërsa ishte i dënuar më parë për veprimtari kriminale me drogë.
27-vjeçari E.S. banues në Durrës u kap ndërsa po udhëtonte me makinë në rrugën "Sokrat Miho" ku gjatë kontrollit rezultoi se kishte me vete 3 karta identiteti të falsifikuara.
Mbi të rëndon akuza “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.