Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar i cili është kapur me armë zjarri.
38-vjeçari F.T, u ndalua në rrugën “Frang Bardhi”, nga forcat "Shqiponja", teksa udhëtonte me makinë.
Gjatë kontrolli në çantën e tij të dorës, policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Komento