Policia ka arrestuar një 35-vjeçar në Vlorë, të cilit shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, i kanë gjetur në mjet një armë zjarri pistoletë.
Autorizimin për mbajtjen e armës, 35-vjeçari Ferit Saliaj e kishte, por vetëm për mbajtje në banesë.
“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin F. S., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme është konstatuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja,” duke lëvizur në automjet me një armë zjarri pistoletë, për të cilën posedonte autorizim vetëm për mbajtje në banesë.”, njofton policia
Nuk duhet arrestu ! Ky rast quhet kundravajtje administrative ,jo penale . Arma eshte me leje . Sekuestrohet dhe kaq ! Ndoshta personi ka shkuar ne poligonin e qytetit por pa lajmeruar eallbenia per levizjen ose inspektorin policor te zones per levizjen , pasi Eallbenia asnjehere nuk funksionon
Përgjigju