TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Ai është vënë në pranga në rrugën e ‘Kavajës’ pas informacioneve të policisë se po lëvizte me armë zjarri.
Në pranga ka rënë Ivi Kola, të cilit i është sekuestruar një pistoletë, një krehër me municion luftarak si edhe dy thika.
Ndaj 34-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.