SARANDË- Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Ai nuk ka pranuar t'i ushtrohet kontrollit të policisë dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur nga çanta e dorës armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.
Sipas policisë, 31-vjeçari është arrestuar i identifikuar si A. C., ndërsa policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe një krehër me fishekë luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.