TIRANËJetmir Madani ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi qarkullonte qetësisht në Tiranë me një armë zjarri në brez pa leje dhe me një sasi kokaine. 39-vjeçarit iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë me silenciator, një krehër, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.

Në lidhje me operacionin e koduar ‘Ekol’, u mor komisariati i Polcisë numër 6 dhe Forca e Posaçme Shqiponja.

Madani qarkullonte me armë zjarri me silenciator tip ‘Ekol’ të cilat iu gjendën brenda çantës së tij. Megjithatë ende nuk dihet nëse 39-vjeçari ishte me precedent penal dhe nëse ky ‘furnizim’ me armë brenda çantës së tij parandaloi një vrasje.

Ndaj tij rëndojnë akuzat, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.