Qarkullonte me doza kanabis gati për shitje në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë! Në pranga edhe një tjetër ‘fluturoi’ qesen me drogë nga dritarja

Qarkullonte me doza kanabis gati për shitje në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë! Në pranga edhe një tjetër ‘fluturoi’ qesen me drogë nga dritarja

Foto ilustruese

Teksa puna për parandalimin dhe “goditjen’ e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve vazhdon, 2 persona janë vënë në pranga nga policia e Lezhës, ndërsa është proceduar penalisht një tjetër.

Në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Patokut", Kurbin, gjatë një kontrolli rutinë të policisë në automjetin e L.L, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, doza kanabis gati për shitje. Si pasojë 25-vjeçari,  L.L është arrestuar nga menjëherë nga policia.

Policia ka evidentuar dhe goditur edhe një rast tjetër. Një automjet me drejtues A.Gj dhe pasagjer A.Gj, pasi është ndaluar nga policia, u konstatua se pasagjeri në këtë mjet ka hedhur nga dritarja një qese që përmbante doza kanabis. Policia arrestoi 34-vjeçarin A.Gj banues në Mamurras, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa ka nisur hetimin ndaj A.Gj për "Mosbindja ndaj urdhrit të urdhrit të punonjësit të Policisë".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë