Qasja e shteteve të rajonit në të dhënat e përdoruesve të Meta-s

Qasja e shteteve të rajonit në të dhënat e përdoruesve të Meta-s

Foto ilustruese

Nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dërgon më së shumti kërkesa te kompania Meta për të marrë informacione lidhur me të dhënat e përdoruesve të rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, thuhet në të dhënat e fundit.

Që nga viti 2013, Meta, kompania amë e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, ka publikuar raporte të transparencës në ueb-faqen e saj çdo gjashtë muaj, ku përfshihen edhe kërkesat që bëjnë institucionet shtetërore për ndarjen e të dhënave.

Shtetet po kërkojnë të dhëna nga Meta, si pjesë e hetimeve zyrtare. Shumica e këtyre kërkesave lidhen me çështje penale, sikurse vjedhjet dhe rrëmbimet.

Në shumicën e rasteve kërkohen të dhëna bazike, sikurse emri, data e regjistrimit dhe kohëzgjatja e përdorimit të rrjetit social.

Për më tepër, shtetet mund të kërkojnë të dhëna për IP adresat apo për përmbajtjen e vetë llogarive.

“Për çdo kërkesë që ne pranojmë, ne me kujdes i kontrollojmë nëse ligjërisht janë të pranueshme. Ne mund t’i refuzojmë ato apo të kërkojmë më shumë detaje lidhur me kërkesat, nëse ato janë shumë të gjera apo të paqarta”, thuhet në ueb-faqen e Meta-s.

Si në vitin 2021, ashtu edhe më 2022, Serbia ka bërë numrin më të madh të kërkesave në kompaninë Meta krahasuar me shtetet e tjera në rajon.

Më 2022, Mali i Zi ka bërë më së paku kërkesa, ndërkaq Kosova më 2021 kishte drejtuar më së paku kërkesa në Meta.

Sa i përket statistikave në nivel global, vitin e kaluar shtetet dërguan mbi 476.000 kërkesa në Meta, që është 51.000 më shumë se në vitin 2021, kur numri ishte pak më shumë se 425.000 sosh.

Në Ballkanin Perëndimor, Serbia prin edhe kur bëhet fjalë për kërkesat për veprime urgjente, ndonëse numri i kërkesave të tilla në vitin 2022 ka rënë në krahasim me vitin paraprak.

Numri më i vogël i kërkesave të tilla - vetëm një - është dërguar nga Maqedonia e Veriut vitin e kaluar.

Kompania Meta nuk ndan të gjitha të dhënat që kërkojnë shtetet, por një pjesë e këtyre kërkesave refuzohet apo kthehet mbrapsht për plotësim.

Megjithatë, në raportin për transparencë, Meta publikon edhe përqindjen e informacioneve që kompania ndan pas kërkesave. Këto statistika përfshijnë edhe rastet në të cilat kompania Meta ka ofruar informacione për përdorues pas kërkesës së qeverisë së ndonjë shteti.

Vitin e kaluar, Kroacia kishte shkallën më të lartë në rajon të kërkesave të përmbushura pjesërisht apo plotësisht me mbi 85 për qind, pasuar nga Serbia me 10 për qind më pak.

Kosova ka pasur shkallën më të ulët të përmbushjes së kërkesave – 19 për qind.

Kërkesat e shteteve mund të aplikohen edhe për llogaritë e Meta-s në rrjetet sociale.

Më 2022, numri i porosive që ishin subjekt i kërkesave shtetërore që iu dërguan kompanisë Meta për informacione lidhur me përdoruesit në rajon ishte më i larti në rastin e Serbisë.

Mali i Zi kishte deri në 12 herë numër më të ulët të këtyre kërkesave, duke u renditur i fundit në rajon.

Në nivel botëror, numri total i përdoruesve apo llogarive, për të cilat shtetet kanë kërkuar të dhëna, u rrit nga 716 mijë në pothuajse 828 mijë.

Raportet e transparencës u publikuan më herët nga kompania Twitter – një rrjet social në pronësi të Elon Muskut, miliarderit dhe themeluesit të SpaceX, që nga tetori i vitit 2022.

Megjithatë, Twitter ka publikuar raportin e tij të fundit të transparencës për periudhën korrik-dhjetor 2021./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?