Qasje reale për Kosovën!

Qasje reale për Kosovën!

Albin Kurti

Disa realitete që nuk mund të mohohen në Kosovë:

1. Shqiptarët përbëjnë 90% të popullsisë edhe kur e mbante si koloni Serbia edhe sot që është shtet i pavarur. Nëse Kosovën do e qeverisin serbët ashtu siç kanë bërë kur e kishin koloni a nuk ishte dhe a nuk është apratei, sepse  pakica dikton e qeveris mbi shumicën?!

2. Ky  90% përmes vullnetit të saj, pas një lufte për vetëmbrojtje vendosi të jetë e pavarur! Më thoni një normë të drejtës ndërkombëtar që pengon një shumicë prej 90% të vetëqeveriset?!

3. Shumica e këtij 90% e jo vetëm votuan si Kryeministër Albi Kurtin! Atëherë pse ky nuk paska të drejtë të sillet si sovran në vendi e tij?! Më thoni një normë të drejtës të brendshme të Kosovës ose të drejtës ndërkombëtare që e pengon Albin Kurtin të ushtrojë sovranitetin mbi territorin e Kosovës?!

4. Albin Kurtin kërkon reciprocitetin përballë Serbisë! Më thoni një normë ndërkombëtare që e pengon një gjë të tillë?

5. Serbët në Kosovë i kanë të gjitha të drejtat njësoj si të tjerët e ndoshta me pa të drejtë kanë më shumë te drejta se shqiptarët, sepse u është dhënë mundësia të krijojnë struktura paralele në Kosovë! Nëse këto i kanë të gjitha të drejtat që ju takojnë përse nuk pranojnë realitetin e të kontribuojnë në shtetin e tyre?!

6. Më thoni çfarë të drejte ndërkombëtare e lejon Serbinë të ndërhyjë në Kosovë qoftë edhe tek komunitetit serb? A nuk është çdo ndërhyrje e Serbisë në Kosovë shkelje më të drejtën ndërkombëtare duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës? Mos njohja e Serbisë a e lejon dhe e bën të pranueshme një ndërhyrje të tillë? Mosnjohja nuk është kusht për të garantuar ekzistencën e një shteti që deklarohet sovran! Atëherë sipad kësaj teorie Kina duhet të sulmojë Tahvanin sepse ka vendosur të jetë i pavarur?!

Gjithçka mund të diskutohet mes Serbisë dhe Kosovës, por vetëm dy gjëra janë të panegociueshme:

1. Pavarësia e Kosovës

2. Sovraniteti i saj

Atëherë, pse Albin Kurti nuk paska të drejtë të ushtrojë sovranitetin e tij?!

Duhet të ketë vetëm një kusht ndaj Serbisë: të njoh pavarësinë e Kosovës dhe nëse Serbia nuk e njeh, kjo e fundit nuk mund të pengoj ekzistencën e Kosovës si shtet të Pavarur dhe po ashtu vetë Kosova nuk mund të ketë asnjë pengesë për tu sjellë si e tillë! Serbia ka vetëm një mundësi që në shkelje të çdo norme ndërkombëtare ta sulmojë Kosovën ushtarakisht e ta detyrojë atë kundër vullnetit të saj të jetë e pushtuar! A është e mundur kjo? Nëse serbët mendojnë për këtë zgjidhje që në fakt është një zgjedhje që nuk sjellë asnjë zgjidhje e mandje as për serbët. Policët serbë me aktin e largimit nga radhët e policisë po dëmtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë e po ju shërbejnë politikanëve të Serbisë!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 05/11/2022 15:38

    Me ty Albin jane shumica Shqiptare e Dardanise,e Shqiperise dhe jashte saj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit