Qato:Emërimin ministre e mora
vesh nga Tv, ja meraku i Ramës

Qato:Emërimin ministre e mora<br />vesh nga Tv, ja meraku i Ramës
"Emërimin ministre e mora vesh nga Tv, kryeministri Rama kishte merak klimën ndaj biznesit". Kështu u shpreh ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato në emisionin "Repolitix" me gazetarin Denis Minga në Report Tv. Qato tha se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin Rama deri në mbledhjen e Asamblesë së PS ditët e fundit të gushtit kur edhe u zyrtarizuan emrat e qeverisë "Rama 2" ku ajo do të emërohej ministre e Shtetit për Sipërmarrjen. 

"Jo nuk e dija. E mora vesh në televizor. Është përgjegjësi e madhe, pasi ka sfida shumë të mëdha. Është vlerësim shumë i madh. Përgjegjësia është shumë e madhe. E kam lexuar si të tillë këtë mesazh, kështu do e përkthej në veprimtarinë time", u shpreh Qato.

Ajo flet për sfidat e kabinetit të saj ku padyshim, tha ajo, prioritet kyç mbetet përmirësimi i klimës së biznesit dhe thithja e investimeve të huaja. 

Është një sfidë për ju sepse aktualisht do të jeni në një mandat 4-vjecar, mes qeverisë dhe sipërmarrjes cili do të jetë roli ministrisë që ju drejtoni?
Ministria ka një mision të mirëpërcaktuar në këtë kabinet qeveritar por të bërë një lidhje të drejtpërdrejtë mes sipërmarrjes dhe të gjithë fushës politikëbërëse. Në këtë kuadër veprimtaria e zyrës që drejtoj do të ketë një veprimtari konkrete që do të bazohet në kontakt të drejtpërdrejtë me çdo sipërmarrës që në këto moment apo gjatë punës do të ketë kontakte me zyrat përkatëse dhe do të ketë ngecje dhe do të kërkojnë ndihmë. Ndihma do të jetë telefoni i ministrisë për të cilën jemi duke punuar për të nisur me një bashkëpunim reciprok me cdo sipërmarrës që ushtron veprimtari në Shqipëri. Në këtë kuadër kjo zyrë ka nisur të organizohet duke nisur nga puna me kontakte intensive me shumë sipërmarrës të rëndësishëm që ndikojnë në ekonominë e vendit. Nuk kemi mundur të asimilojmë tërësinë e takimeve do të ketë një axhendë takimesh me këtë komunitet ku do të përcaktojmë disa axhenda të përbashkëta në raport me atë që ata ndiejnë në aktivitetin e tyre dhe nevojë që kanë dhe ne si ministri çfarë mund të sugjerojmë qeverisë për të përmirësuar aspektin administrativ , procedurial që sipërmarrja përballet cdo ditë në zyrat e shtetit.

Ju sot kishit një takim me kryeministrin Rama me shumë sipërmarrës, kanë nisur të dalin në pah problematikat e para, cilat janë ato?
Kemi arritur të identifikojmë shumë problematika. Kemi patur takime shumë frytëdhënëse ku janë vendosur disa piketa të rëndësishme edhe në mënyrën sesi dot operojë kjo ministri në përgjigje të ankesave që ata do të kenë. Kemi patur takim me dhomën e Biznes Albania ku u njoh me shumë përfaqësues shoqatash ku diskutuam për politikat e sipërmarrjes. Dhe gjatë takimit kanë dalë problematikat nga jamë të shumtat. Shoqatat përfaqësojnë degë të ndryshme të ekonomisë duke nisur nga turizmi, agrobiznesi ne kemi arritur të kontaktojmë me disa prej tyre ku me secilën kemi mbajtur shënim nevoja që duhen institucionalizuara. Vëmë re edhe një fluks ankesash nga sipërmarrës të ndryshme të cilët kanë raportuar raste konkret të zvarritje së procedurave në administratë, probleme që kanë ulur rendimentin e veprimtarisë së tyre. Rastet janë të ndryshme.

Këto ankesa do t'i verifikoni i keni kapacitetet?
Është fushë e përgjegjësisë së ministrisë që të hetojë cdo ankesë të ardhur nga sipërmarrësit. Mënyrat që do të përdorë do të jenë mënyra të drejtpërdrejta. Nëse kemi një sipërmarrës që ankohet për një veprimtari në fushën e Bujqësisë do të kemi kontakte të drejtpërdrejta me Ministrinë e Bujqësinë. Tashmë ministria do të jetë një telefon për të gjithë sipërmarrësit që kanë vështirësi proceduriale . Dyert e administratës janë të shumta, për cdo zyra shteti që ka lidhje me sipërmarrjen do të ketë direktiva të ministrisë sa herë që ata do të bëhen pengesë në ecurinë normale të këtyre sipërmarrësve. Kjo rrit garancinë e sipërmarrjes. Do të kemi një rol proaktiv.

Kur ju konstatoni përgjegjësin, si funksionon keni edhe të drejtë apo rekomandoni edhe largimin nga puna, krahas zgjidhjes së problemit?
Sigurisht që në fund ne do sqarojmë sipërmarrësin se cfarë hapash veprimtarie është kryer raporti ankesave jemi duke punuar edhe bazën ligjore për fushën e përgjegjësisë për ta kthyer në sa më shumë eficente këtë aktivitet. Ndërhyrja jonë do të jetë me rezultat pozitiv, nëse kërkesa është e ligjshme dhe do sqarojmë një për një sipërmarrësit kur kërkesa është jashtë kufijve të ligjit.

Zgjidhjen e ofroni ju?
Zgjidhja do të jetë një komunikim intensiv mes ministrisë së shtetit dhe ministrisë përgjegjegjëse ku sipërmarrësi ka probleme. Nese do të kemi oponencë nga ministria përkatëse ne do të ofrojmë zgjidhjen tonë. Dua të jem e sinqertë me të gjithë sipërmarrësit, kjo është ministri e re, profili i saj është shumë konkret është mbrojtja e sipërmarrjes. Ne do të rregullojmë me akte nënligjore cdo aktivitet të mundshëm që forcon ministrinë me vënien në vend të të drejtave të shkelura të sipërmarrjes. Jemi në ditët e para të punës dhe jemi duke u konsultuar me shoqatat e sipërmarrësve apo dhe investitorë për përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Do të punojmë që të mos ketë sipërmarrës që kontakton me ministrinë dhe të mos marrë një përgjigje në raport me problematikën e tij.

Kjo përgjigjie sa i përket afatave, keni objektiv për sa kohë duhet dhënë zgjidhje?
Në këto 4 vite qeveria ka dhënë kontribut në përmirësimin e klimë se biznesit.Një pjesë ka qënë edhe lehtësimi i procedurave ku biznesi përballet me administratën ë shtetërore.Kjo është provuar edhe në raportin e Doing Business ku u raportua s e lehtësirat e të bërit biznes në Shqipëri janë lehtësuar ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme. E bërë këtë parashtrim për të thënë se kuadri ligjor tashmë i rishikuar në mandatin e mëparshëm ka përcaktuar afate proceduriale shumë lehtësuese në raport me biznesin. Ne si ministri nuk do të kërkojmë më shumë sesa respektimi i afatit ligjor në cdo institucion.Ne nuk do të tolerojmë që investitorët të zvarriten kur me ligj është përcaktuar një afat dhe ky afat shkelet. Duhet disiplinuar puna e administratës shtetërore dhe kjo do të jetë një lloj presioni pozitiv që ministria do të ushtrojë në cdo hallkë të administratës dhe do të ndikojë pozitivisht në klimën e biznesit. Është erëndsihsme që për shkam të bisednace do do bëjëm me sipërmarrësit që kanë probleme konkretet për tu zgjidhur të marrim indicie për të përmirësuar kuadrin ligjor. Me të vërtetë është bërë një puën e madhe por ka ende punë për tu bërë përë të lehtësuar procedurat për biznesit.

Ju do të ndikoni në hartimin e ligjeve të reja?
Ne në çdo moment do të ndërhyjmë aty ku duhet. Janë disa vërtetime, dokumente që merren përmes E albania apo elektronikisht në mënyrë që të lehtësohet me shumë komunikimi i sipërmarrjes me administratën.

E dinit se do të emëroheshit ministre?
Jo nuk e dija. E mora vesh në televizoin.

U gëzuat?
Është përgjegjësi e madhe, apasi ke sfida shumë të mëdha. Është vlerësim shumë i madh. Përgjegjësia është shumë e madhe. E Kam lexuar si të tillë këtë mesazhe dhe kështu do e përkthej në veprimtarinë time.

Çfarë ju tha Rama pasi morët vesh detyrën, cili ishte motivimi?
Ishte një merak i tij përmirësimi i klimës së biznesit. Biseda ishte ishte që duhet bërë çmos që biznes të ndihet miqësor me administratën dhe duhet bërë cmos që qeveria të mbështesë biznesin që të kryejë i qetë veprimtarinë e tij. Ju do të shihni se do merren vendime të rëndësishme në raport për përmirësimin e klimës së biznesit dhe ne jemi fokusuar në krijimin e komunikimit me sipërmarrësit që kanë një rol kyç në ekonominë e vendit janë kontriubues në politikat makro të vendit. Kemi marrë përsipër rritjen e nivelit ekonomise me 5% dhe këtu ndikon ambienti favorizues i sipërmarrjes.

 Do të jeni në krah të biznesit apo qeverisë?
Profili ministrisë prek të gjitha përgjegjësitë të cdo ministre që vepron në kabinet.  Si e tillë kushdo që të ishte do të bënte cdo gjë  në raport me përcjelljen e një produkti të mirëndërtuar dhe konkurrues ndaj cdo ministri ku ka një oponencë të caktuar. Në kemi bërë diskutime me sipërmarrësit,  forumin e mbledhur dhe ajo që perceptoj se duhet të jetë produkt i kontributit të shoqatave është dhënia e kontributit  real, konkret  në kërkesat që i drejtohen qeverisë. Sigurisht pretendimet e sipërmarrjes janë të mëdha, ata janë një hap përpara por duhet ti kthejmë në propozime konkrete në mënyrë që kur ministrja  e shtetit tia prezantojë qeverisë  të jenë po aq konkuruese që ministrat e linjës të kenë raport me cështjet e caktuara të propozuara nga sipërmarrja . Prandaj është një sfidë e madhe që do ta luajmë në partneritet të ngushtë me sipërmarrësit apo përfaqësuesit e shoqatave.
 
Prisni të keni përplasje me Ministrinë e Financave?
Jo nuk ka përse.
 
Si do të funksionojë ky bosht me jush e Ministrisë së Financës, pasi jeni të detyruar të përfaqësoni interesat e biznesit te Financat?
Biznesi është më shumë i përqëndruar te Minstria e Financave.Kjo e fundit do të vijojë të kryejë të gjithë gamën e aktivitetit të saj. Nuk ka pse të ketë konflikte , debate do të ketë, konstruktive ku do jepen argumente në të mirë të zhvillimit të vendit.
Nuk do të thotë së argumentat e njërës palë apo tjetrës janë më të mirë, por të jenë konkurruese, të jenë inovative në mënyrë që ti japin zhvillim të shpejtë cështjes ekonomisë së vendit dhe ta lehtësojën klimën e biznesit.Unë e shoh si një derë shumë të rëndësishme krijimin e kësaj ministrie shtetit edhe për faktin që sipërmarrësit e kanë të centralizuar tashmë derën që do trokasin apo numrinn e telefonit që do telefonojnë. 
Dhe do ta kejne shume here me te thjeshte komunikimin e drejtpërdrejt me ministrin apo dhe me kryeministrin në raport të zgjidhejs së problemeve që ato kane dhe në trajtimin e propozimeve të tyre dhe me ndikim në ekonomi. Nuk shoh vend për një konflikt, vëtëm se do kemi një prespetivë dhe një bashkëëpunim konstruktiv me ministritë dhe konkretisht me ministrinë eekonomisë dhe zhvillimit . Do jemi në komunikim të vazhdueshëm sepse jemi në një kabinet qeveritar.

Unë po flas në cilësinë e qytetarët e zakonshëm, jo rrallë herë është parë interesi i sipërmarrësit privat në dëm të interesit publik, në këtë pikëpamje, nëse një sipamarrës i till do shkoj në dëm të interesit publik , si do veproni ju?
Unë jam juriste me profesion,edhe jo më kot dhe posti i kësaj ministrie i është dhënë një personi me një profil jurist, i cili e do shumë të drejtën dhe ka punuar me shumë përkushtim për të vendosur disa baza në raport me të drejtën me të drejtën tonë. Interesi publik është një interes kushtetues dhe nuk mund të prekë ky interes në raport me atë privat.

Qeveria “Rama 1” mori një nismë interesante në sektorin e turizmit duke ulur TVSH ndjeshëm, jo vetëm që nuk pati ulje çmimesh, kjo nuk u reflektua ne xhepat e qytetarëve, nuk pati ulje çmimesh nga sipërmarrjes, ky është një shembull ku u favarizuar interesi privat në raport me atë publik?

Unë mendoj se të ndihet në xhepat e familjeve tona këto politika, nga mandati i kaluar janë implementuar dhe vazhdojmë të impletojmë, di jenë në vazhdën e rritjes ekonomike, nëse ekonomia nuk arrinë në nivelin e rritjes së 5%, sigurisht se nuk do të jetë e vështirë të ndjehet në xheopat apo ekonomitë. Sa më shumë të lehtësohet biznesi dhe të rritëet, të rrisë fitimet , kjo do të ndikojë në rritjen e fitimeve , hapjen e vendeve të punës , në rroga më të mira në fakltorë ekonomikë që do jenë të lexueshëm nga të gjithë.Sa më shumë të rritet sipërmarrja aq më shumë do të rritet ekonomia e vendit, si dhe për të vërtetuar.

Sot në mbledhjen që kishit me biznesmenë dhe me kryeministrin Rama, si do shkojë puna me grabitqarët, i keni identifikuar dhe a do të ndikojë ministria juaj në largimin e tyre?

Ka qënë një shqetësim i herë pas hershëm i të gjithë personave që hasen me veprimtaritë e administratës shtetërore, ka nevojë të ndërhyhet në mënyrën se si përqasen ndaj sipërmarrësit, këtu nuk flitet thjeshtë për sipërmarrjen e madhe, por duhet të mbahet vëmendja edhe tek sipërmarrësit më të vegjël, të cilët janë një num,ër shumë i madhe në regjitër, kanë rritur në numrin e të punësuarve. Unë mendoj se edhe me kabinetin e ri qeveritar, që është më i vogël dhe më i përqendruar së bashku me krijimin e ministrive do fillojë një rishikim i institucioneve që janë ligjzbatuese, për te grumbulluar të gjithë misionet e përbashkët.Në këtë kuadër biznesi i vogël, por edhe biznesi i madh do të bëhët një korrigjim thelbësore e tyre, që prezenca e shtetit do të jetë serioze, të kryejnë vetëm punët që janë të ngarkuar për të kryer.Në mënyrë që kur ti vijnë të gjithë inspektorët, të kuptojnë se janë persona të shtetit që do kryejnë atë punë që u është ngarkuar nga shteti. Presioni që ka ndiodhur nga terreni, do përmirësohet në mënyrë rrënjësore gajtë këtij mandati.

Është një shqetësim që e vërejnë qytetarët dhe bizneset sa i përket kapaciteteve të ministrisë , si do e harmonizoni në aspektin e stafit me një numër të limituar?
Ministri i shtetit si është parë edhe në aspektin e ligjit, është një zyrë me pak persona të cilët duhet të jenë eksoert dhe ndërhyrja do të thotë të njoh mirë fushën.
Të jemi intersktiv me njëri-tjetrin, të jëmi konsulent që të jeni në krah të këtij projekti të madh, duhet të jëmi të mirëstrukturuar që ta bëjmë mirë këtë punë.

Si në çdo fushë të jetës, nëse do ketë hileqarë me telefonata abuzive në sensin kur duan të përfitojnë më shumë se u takon?

Prandaj është filtri i investigimit, sipas ankesave merren faktet paraprake, kemi dëgjuar palën ankuese dhe palën që kërkohet ankesa. Ne nuk do jemi një institucion që të përdoret nga çdo individ, por do jetë kuadri ligjor ai që do na mësojë se si do të veprojmë.Ne do të bëjmë të gjitha kontrollet .Ne do të kemi regjistrin e ankesave, raporti do prodhohet në funksion të kësaj. Unë kam një eksperiencë të gjatë, dhe e njoh punën mirë. Ka disa persona që nuk e vendosin në rrugë se si mund të zgjidhet një cështjë në aspektin ligjore, ne do ndërhyjmë të gjejmë zgjidhjen.Zyra jonë do jetë shumë e interesuar të japë zgjidhe realiste, sipas kuadrid ligjor.

Cfarë vendi do të zërë biznesi i huaj në ministrinë që ju do të drejtoni?

Dua ta siguroj se javën e ardhshme do ta takojë.Zyra ime do fillojë të publikojë në faqen ëeb në ministrinë e shtetit, në aktivitetin e takimeve me përfaqësues vendas dhe të huaj.
Ekonomia jonë duhet të jetë një ekonomi konkurruese në rajon, krijimi i kushteve duhet të jetë po aq konkurruese. Është një sfidë për investimet strategjike të bizneset e huaja në vend, sigurisht edhe ata kane patur problematikat e tyre, ndonjëherë ngelin për një letër, vetëm nga mos qasje e një zyre shteti që ndjekin proceduarat e tyre. Do ta kthejmë shqipërinë në atraktive në të gjitha aspekete, për të qendruar në vendin tonë. Sa më shumë kapital derdhet do ndihet edhe tek ekonomia e familjeve tona.

Politikat fiskale, do keni mundësinë të thoni fjalën tuaj këtu?,
Do krijohet një skemë e qartë se si do të kthehet konkurrues vendi ynë në rajon. Duki i parë në aspektin krahasimor, se si mbledhim të ardhurat, lufa kundër informalitetit janë mekanizma që mbajnë dhe shtyjnë përpara njëri tjetrin.
Do realizohen instrumenta për të thithur shumë investime të huaja për vendin tonë, për këta jam e bindur.

Besoj se do keni mundësi ti trajtoni eshe më qartë këto probleme, ne jemi vend i vogël dhe biznesi është i lidhur si me të majtën dhe të djathtën, mund të ketë një lloj paragjykimi që mund të jëtë pranë të djathtës?
Në punë që kam bërë nuk kam patur si metodë punë ndarjen sipas bindjeve politike, për mua nuk ka ka rëndësi se i cilit kah politik është, por e rëndësishme do të jetë se si ai kontribuon në ekonomi, si i paguan taksat, dera do jetë e hapur pa ndarje nuk ka ndarje, nuk diskutohet. 

Shumë shpejt do vijnë sulmet edhe ndaj jush, opozita do ju sulmojë, jeni përgatitur për këtë?
Janë të mirëpritura të gjitha, seose të rrisin janë të nevojsghme, rrisin debatin, krijojnë dhe rrisin dhe bashkëpunimet mess palëve.

E shikoni të ardhmen tuaj në politikë edhe në fusha të tjera?

E ardhmja ime mbetet të shkikohet nga kontributi që do të japë, si do ndihmojë në fushën e së drejtës, është me dëshirë pjesëmarrja në politikë. Nuk e ke ti në dorë e ka shoqëria, të nxjerrë në pah apo të anekson.Është në axhendën tuaj pjesëmarrja më e madhe në Partinë socialiste.Në mënyrën time kam qenë pjesë e strukturës socialiste, i përkasë kësaj klase politike dio të jetë shumë e natyrshme kontributi im në jëtë parti.

Në administratë mbaheni mend për ligjin e pronave , është i drejtë reagimi i gjykatës dhe i këshillit për ligjin?

Patjetër, qeveria do ketë reflektim për ligjin, kemi reflektuar ndaj kësaj. Kemi reflektuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ka qenë një punë shumë intensive. Jemi në procedura, edhe pse e vogël, por i përket publikut. Do ketë një përgjigje brenda pak javësh për trajtimin e pronave, me qëllim që në 2019, të këtë mabaruar shqyrtimin administratit, për të gjitha dosjaet që preasin të trajtohen.Në vitet në vazhdim duhet të harrihet fjala “kthim prone”, brenda 3 vitesh pasi hyn në fuqi besoj se nuk do jetë më problem.Kam bindje se 9000 dosje do mbyllen në 2019.

Reflektimi do jete me nderhyrje ne ligj?
Jo nuk do jetë kështu, por do ndërhyhet vetëm në aktet nënligjore.
 

Redaksia Online
e.m-l.q.-n.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin