Kompensimi i pronave do të vijojë sic ka nisur, nuk ndikon vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e dy pikave të nenit 6.

Drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronës, (ATP) Sonila Qato ka sqaruar me anë të një konference për shtyp opinionin publik se formula e re e vlerësimit të pronave nuk ndryshon.

“Shfuqizimi i pikës 5 të nenit 6 duhet studiuar. Jemi të interesuar të njihemi me arsyetimin këtij neni. Vetëm nëpërmjet leximit të arsyetimit të ligjit do të kuptojmë nëse duhen apo jo ndryshime në ligj", tha Qato.

Deklarata e plote e Qatos
"Marrë shkas nga njoftimi i bërë dje publik, nga ana e Gjykatës Kushtetuese mbi ‘’Shfruqëzimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vetëm dy pikave të nenit 6 të ligjit n3.133/2015’’ ‘’Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave’’, duke lënë në fuqi si të pajtueshme me kushtetutën në të të gjitha dispozitave të tjera të ligjit të ri:

Formula e re e vlerësimit të provave nuk ndryshon.

Konfirmohet qëndrimi i përsëritur i qeverisë së aty ku prona është e lirë i kompensohet fizikisht e plotë pronarëve, natyrisht e vlerësuar sipas ligjit të ri.

Shfyqizimi i pikës 3 të nenit 5 nuk sjell asnjë pasojë lidhur me metodologjinë e vlerësimit financiar të pronave të njohura për kompensim deri më sot. Kompensimi i pronarëve do të vijojë sikuese është nisur që në fillim të këtij procesi pa cënuar asnjë element të vlerësimeve të bëra publike deri më tani.
Marrja dijeni mbi shfuqëzimin e pikës 5 të nenit 6 të ligjit, e vendos ligjin përpara cënimit të parimit kushtetues të trajtimit të barabartë të pronarëve përpara ligjit, vetëm përsa u përket pronave të cilave u ka ndryshuar zëri kadasral i pronës nga origjina deri më sot, pasi pronarët që kompensohen vlerësimi u bëhet me zërin e origjinës ndërsa pronarët që përfitojnë kompensimin fizik në pronën e njohur e përfitojnë të plotë në zërin aktual.

Jemi shumë të interesuar në këtë pikë, të njihemi me arsyetimin që do të bëjë Gjykata Kushtetuese në zbardhjen e këtij vendimi, sidomos mbas opinionit pozitiv të Komisionit të Venecias mbi ligjin e trajtimit të pronave dhe përfundimit të procesit të kompencsimit. Vetëm nëpërmjet leximit të arsyetimit që Gjykata do të bëjë, do të kuptohet edhe nëse do të ketë apo jo ndërhyrje të tjera në ligj.

Puna vazhdon"


Gjykata Kushtetuese 
Gjykata Kushtetuese vendosi dje të lerë në në fuqi ligjin e ri për kthimin dhe kompensimin e pronave.
 
Përmes një njoftimi zyrtar, kjo Gjykatë bëri me dije se pranoi të rrëzonte vetëm dy pika të nenit 6, duke bërë të mundur që pronarët të përfitojnë të plota pronat e njohura në rastet kur janë të lira.

Gjykata la në fuqi nenin 6 të ligjit të ri, i cili është edhe më i diskutueshmi, duke qenë se e llogarit vlerën e pronës në bazë të zërit kadastral që ka pasur në vitin 1945.

Rrëzimi si antikushtetues i Ligjit të ri të pronës u kërkua nga tetë subjekte, mes të Cilëve Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit dhe disa shoqata pronarësh.
8 subjektet që kërkuan anti-kushtetuetshmërinë e ligjit thanë se ai shkel rëndë të drejtat e pronarëve.

 Akuzat e tyre u përqendruan kryesisht te formula e kompensimit, e cila parashikon llogaritjen e çmimit të tokës me vlerën që ka pasur në vitin 1945.

Sipas tyre, formula e propozuar nga Qeveria u kthen pronarëve vetëm një pjesë shumë të vogël të vlerës së pronës duke cënuar parimin e sigurisë juridike dhe të drejtat e garantuara me ligj.

(d.b/Shqiptarja.com)