Çmimi i naftës në botë është ulur ndërkohë që në Shqipëri nuk reflektohet një ulje e tillë. Rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri ka përballuar opozitën me qeverinë, kështu nga Partia Demokratike është lajmëruar që ditën e hënë do të realizohet një protestë duke fikur makinat për 5 minuta në shenjë kundërshtimi. Por çfarë ndodh realisht me çmimin e naftës në treg, përse ajo vazhdon të ketë të njëjtin çmim ndërkohë që në botë çmimi është ulur. Qazim Qazimi inxhinier nafte në profesion dhe anëtar i Shoqatës së Hidrokarbureve sqaron.
“Çmimi ndërtohet në bazën e çmimit të blerjes, strukturën e taksave që duhet të paguash që në doganë ku zhdoganohet malli dhe kursin e monedhës më të cilën produktet e importit vijnë. Aktualisht çmimet në tregun botëror kanë rënë kurse në tregun shqiptar kanë ndodhur dy fenomene. Fenomeni i parë që janë futur taksa të reja, politika, shteti, qeveria e ka parë të nevojshme të futen taksa të reja dhe e dyta kemi një ngritje të kursit të dollarit që ka shkuar gati 20%. Po t'i marrësh të gjitha këto të jep përshtypjen që çmimi i naftës që ulet në tregun botëror nuk po reflektohet në tregun shqiptar”- shprehet Qazim
Një tjetër problem që hasin konsumatorët shqiptar të karburanteve ka të bëjë me cilësinë e tyre.
“Duhet të jemi të qartë që ne importojmë produkte nga vendet e Bashkimit Europian pra të gjitha produktet kanë cilësinë e garantuar dhe janë të njëjta me atë cilësi si në të gjithë vendet e Bashkimit Europian. Ç'është e vërteta ne kemi dëgjuar që ka disa impiante nëpër vendin tonë që trajtojnë gomat e përdorura, çfarë produktesh, nënproduktesh nxjerrin dhe ku shkojnë? Sa prodhojnë? Sa nxjerrin? Ne nuk kemi informacion. Janë dhe dy impiante të vegjël që trajtojnë dhe naftë bruto. Njëri është në Kuçovë dhe tjetri është në Lushnje.”- shton Qazimi
Ajo që vazhdon të mbetet fakt është që konsumatorët vazhdojnë të paguajnë më shumë lekë për një litër naftë se sa paguan një konsumator i botës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO