Qendra e pritjes së emigrantëve në Lezhë, Meloni: Kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale, hapen javët e ardhshme

Qendra e pritjes së emigrantëve në Lezhë, Meloni: Kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale, hapen javët e ardhshme

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se javët e ardhshme do të hapen në Shqipëri qendrat e pritjes të emigrantëve në Gjadër të Lezhës, ku do të përpunohen dhe kërkesat për azil.

Megjithëse ishte parashikuar që qendrat të hapeshin më 1 shtator, kryeministrja italiane ka theksuar se ato do të jenë funksionale në javët e ardhshme, mirëpo nuk ka specifikuar një datë.

Ajo ka theksuar gjithashtu se janë hasur vështirësi operacionale në ngritjen e këtyre qendrave, por shtoi se dhe kjo vështirësi po kapërcehet.

“Siç e dini, në javët e ardhshme qendrat e parashikuara nga memorandumi i mirëkuptimit me Shqipërinë do të jenë plotësisht funksionale për të përpunuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe evropian.

Në muajt e fundit, siç e dinë mirë Ministrat Plantosi dhe Crosetto, ne kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale, por po i kapërcejmë ato një nga një sepse besojmë shumë në këtë projekt inovativ”, është shprehur Meloni.

Më tej kryeministrja italiane ka shpjeguar se qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të shërbejë dhe si një model inovativ për vendet e tjera, duke iu referuar disa deklaratave të bëra nga shtetet anëtare të BE-së.

“Efektiviteti i tij i mundshëm tregohet nga mobilizimi jo vetëm i së majtës evropiane, por i OJQ-ve ndërkombëtare të cilat, siç e keni lexuar, po mobilizohen kundër Protokollit.

Përveç se në të njëjtën kohë, shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian i kërkuan Komisionit që ta merrte atë si një model dhe si një zgjidhje inovative.

Ne jemi të vetëdijshëm që do të jemi nën vëzhgim dhe për këtë arsye do të bëjmë gjithçka në mënyrën e duhur”, deklaroi Meloni.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zjarrfiksi: 30/08/2024 23:21

    Me ba me ra zjarr nga shkendija elektrike nuk eshte qudi shtyhen edhe vitin tjeter se zjarrin nga vetetima e zeusit nuk e ndal gje! Nje pyetje kishte zoti Giovi Emigranti, Po pensionet qe njihen kur futen ne fuqi? Apo edhe Italia Po pret zgjedhjet e nentorit ne amerike? Hajde film u be kjo jete dhe kjo sipnia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK