Producenti shqiptar Flamur ‘Alex’ Beqiri që u ekzekutua natën e Krishlindjes në sy të gruas dhe fëmijës ka patur lidhje miqësore me shumë emra të njohur anglezë.
Bashkëshortja e tij Debora ka marrë pjesë në ambjente ku ishin edhe Rita me familjarët e saj.
Gjithashtu qarkullojnë foto të saj me Ritën në një mbrëmje festive dhe me Victoria Beckham në një event.
Nisur nga fakti që Alex ishte producent i shumë vipave në Londër, lidhet me shoqërinë e tij me emra të njohur anglezë.
Gjithashtu ai është edhe vëllai i modeles së njohur Misse Beqiri, e cila është një ndër më të kërkuarat në Angli dhe botë.
Kujtojmë që një nga arsyet që dyshohet për vrasjen e tij është lidhja me një ndër bandat më të mëdha në Suedi, ku ai ishte i përfshirë.
Policia dyshon se vrasja e tij mund të jetë larje hesapesh mes tyre, por akoma nuk është kapur asnjë autor deri më tani.