Vlorë, prej dy ditësh fusha e mbetjeve në flakë, tymi kancerogjen mbulon gjithë zonën! Banorët: Zjarr i qëllimshëm, e njëjta situatë përsëritet në verë

Situata në fushën e mbetjeve në Vlorë vijon të mbetet e rënduar edhe gjatë mëngjesit të sotëm. Që prej ditës së djeshme fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët që dyshohet të kenë qenë të qëllimshme.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë qenë gjatë gjithë natës në vendngjarje në përpjekje për të shuar flakët. E gjithë zona përreth fushës së mbetjeve është mbuluar nga tymi.

Përveç forcave zjarrfikëse në fushën e mbetjeve janë shtuar edhe 4 fadroma për hedhjen e dherave mbi izolimin e flakëve.

Ndërsa banorët janë shprehur se një situatë e tillë është e përsëritur në këtë zonë, duke theksuar se janë të mendimit që zjarri ka qenë i qëllimshëm. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Tymi kancerogjen mbuloi zonën si pasojë e flakëve në fushën e mbetjeve, banorët në Vlorë: E njëjta situatë përsëritet çdo verë

 

Tymi i shkaktuar si pasojë e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë, ka shqetësuar banorët e zonës përreth të cilët shprehen se është një situatë e përsëritur gjithmonë në sezonin e verës. Mes të tjerash qytetarët kanë kërkuar që plehrat të largohen nga vendi ku trajtohen për shkak se sa herë që ka zjarr, tymi mbulon të gjithë zonën. 

“Jam 200 metra larg vendit të tajtimit të mbetjeve, na mbyti era blozë. Gjithmonë sa herë vjen vera, e njëjta gjë ndodh”

“Gjithë ai tym dhe gazra që kalojnë këtu, bllokojnë gjithë Vlorën. Plehrat mundësisht të largohen nga këtu”

“Ai është zjarr me dashje. Të marrin masa një orë e më parë për ta fikur”- u shprehën disa prej qytetarëve të intervistuar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abc: 30/06/2023 12:09

    Orikumi edhe me keq djeg plehra ne rotonden e Baipasit,as 50 metra nga shtepite e Orikumit.

    Përgjigju
  • Nga vlora: 30/06/2023 08:33

    Edhe sikur mos te digjen fare, eshte turp qe plehrat e qyetit "turistik" jane te vendosura 100 metra ne vije ajrore nga qendra e qyetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)

Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)