VLORË- Fusha e mbetjeve e qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Situata duket shumë kritike, ndërsa Report Tv sjell pamjet ku e gjithë zona është mbuluar nga tymi.

Aktualisht, pesë autobotë dhe 20 punonjës së zjarrëfikseve janë duke punuar për shuarjen e flakëve, por situata është e rënduar pasi era po përhap flakët.

Ndërkohë, dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.