BEOGRAD - Ish-drejtori kontravers i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, shkon sot në Beograd, ku do të takohet me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ministrin e ri të Financave, Lazar Krstiç, dhe me ministrin e Ekonomisë, Sasa Raduloviç.
Në fakt, tashmë është arritur marrëveshja që Strauss-Khan të jetë këshilltar i ri i Qeverisë së Serbisë. Ish-kreu i FMN’së, përveçqë do të jetë asistenti kryesor i ministrit serb të Financave, do të jetë edhe këshilltari kryesor i Serbisë për riprogramimin e borxheve të saj të jashtme, shkruan Ekspres.
Gjatë vitit 2011 Strauss-Kahn dha dorëheqje nga posti i kreut të FMN-së, pasi ishte akuzuar për sulm seksual ndaj një shërbëtoreje në një hotel në Nju Jork. Ai u ndalua fillimisht dhe më pas u la i lirë.
Përveç Strauss Kahn këshilltar tjetër i huaj i Qeverisë së Serbisë do të jetë edhe ish-kancelari i Austrisë, Alfred Gusenbauer.
Redaksia online
(ac/shqiptar.com)
/Shqiptarja.com