Tiranë - Qelizat staminale mund të përdoren për të zëvendësuar qelizat e dëmtuara në tru nga sëmundja e Parkinsonit.Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkencëtarësh të Universitetit Lund - një nga më të vjetrit në Europë dhe Botë, që ndodhet në Suedi.Ky lajm përbën një arritje shumë të madhe në fushën e trajtimit të kësaj sëmundje, që prek kryesisht moshën e tretë dhe që është e pashërueshme.Parkinsoni shkaktohet nga humbja e qelizave nervore, të cilat prodhojnë substancën kimike 'dopaminë' - që përgjigjet për kontrollin e veprimeve dhe të gjendjes shpirtërore.Për të arritur në këtë përfundim, grupi i shkencëtarëve eksperimentoi në disa kavje duke asgjësuar fillimisht ato qeliza në tru që përgjigjeshin për prodhimin e 'dopaminës'.Pastaj, nëpërmjet teknologjisë së inxhinierisë gjenetike, arriti të konvertonte qelizat staminale në neurone të afta të prodhonin këtë substancë kimike - 'dopaminën'.Parashikohet që testet klinike te njerëzit të nisin të realizohen në 2017. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i qelizave staminale për këtë qëllim është nga pikpamja etike më e lehtë, në raport me marrjen e qelizave nga indet e të rriturve.Parkinsoni konsiderohet nga mjekët si një nga sëmundjet neurodegjeneruese më të shpeshta, për shkak të pasojave. /ATSH/
/Shqiptarja.com










