Qëllohet me armë zjarri 47-vjeçari shqiptar në Itali jashtë ambienteve të një lokali

Qëllohet me armë zjarri 47-vjeçari shqiptar në Itali jashtë ambienteve të një lokali

Pamje nga vendngjarja në Itali

Një 47-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Santerno të Italisë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali, pas një debati me autorin. Ndërkohë shqiptari i është nënshtruar një operacioni dhe për momentin raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet se mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, ndërsa raportohet se nuk ka pasur asnjë dëshmitar në momentin kur ka ndodhur konflikti.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona, ndërsa mediat bëjnë të ditur se i plagosuri ka disa dosje në polici.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të dyshuar.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?