Qëllohet me armë 34-vjeçari shqiptar në Greqi, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Qëllohet me armë 34-vjeçari shqiptar në Greqi, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 34-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe sipas mediave greke, atentati ka ndodhur në urën e Kaliftaktit, në Kifisia të Athinës.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shqiptarin, i cili tashmë është shtruar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

34-vjeçari rezulton një person me precedentë të shumëfishtë penale për trafik droge, grabitje dhe vjedhje.

Shqiptari është qëlluar më dy plumba në bark dhe një në këmbë, ndërsa mediat greke kanë publikuar pamjet, ku shqiptari shihet i shtrirë në tokë, menjëherë pas ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja