Qëllohet me armë shqiptari në Athinë, 3 plumba e kapin në bark! I riu i arrestuar më parë për drogë (EMRI)
Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Athinë, ku 3 plumba e kanë kapur në bark. Ai po merr ndihmë mjekësore në spital. I riu në vitin 2019 është arrestuar për një çështje droge.
ATHINË- Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Athinë, ku ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit të 2 shkurtit, në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos.
Shqiptari Renis Fajzolli ka mbetur i plagosur me tre plumba në bark. 34-vjeçari është dërguar në spitalin e Giorgos Gennimatas, ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbave.
Mediat greke raportojnë se autorët kanë hipur në një mjet, më pas i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë dhe plumbat e kanë kapur në zonën e barkut. Hetimet e policisë për zbardhjen e ngjarjes po vazhdojnë, ndërsa ende nuk dihet asgjë mbi autorët, pasi pas plagosjes ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas ‘Protothema’ në vendin ku ndodhi krimi janë gjetur tre gëzhoja të kalibrit 9 mm. Ndërkohë, shqiptari rezulton me precedent penal, pasi në vitin 2019 është arrestuar për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
U qëllua me armë zjarri në Athinë, kush është shqiptari që mbeti i plagosur
Shqiptarja.com ka siguruar foton e Renis Fejzollit, 34-vjeçarit shqiptar i cili mbeti i plagosur pas një sulmi me armë në Athinë, në orët e para të mëngjesit.
Sipas policisë i riu shqiptar, është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark.
Ca na bejne greket neve e pastaj duan qe ta leme Belerin te na drejtoje Himaren!? Jane mesuar greket te na trajtojne si kategori e dyte por ta dine mire se do ndodhe e kunderta!
Përgjigju
Gripi: 02/02/2024 10:14
O injorant shqiptaret vrasin njeri tjetrin atje nuk ka nevoje ti vrase greku. Droge, arme ,vjedhje, grabitje, prostitucion etj.
Sondazhi i ditës:15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
Pozitiv
39.5%
Negativ
49.1%
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11327
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
Heren tjeter se ka te gjate ky
PërgjigjuCa na bejne greket neve e pastaj duan qe ta leme Belerin te na drejtoje Himaren!? Jane mesuar greket te na trajtojne si kategori e dyte por ta dine mire se do ndodhe e kunderta!
PërgjigjuO injorant shqiptaret vrasin njeri tjetrin atje nuk ka nevoje ti vrase greku. Droge, arme ,vjedhje, grabitje, prostitucion etj.