Një 29 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pasi është qëlluar me armë zjarri në rajonin e Asti, në mes të qytetit.

Siç raportojnë mediat italiane, dy grupe të rinjsh shqiptarë u konfliktuan me njëri-tjetrin aty ku dhe u plagos njëri prej tyre. Policia ka mundur që të arrestojë dy prej tyre dhe shkak për konfliktin dyshohet se është bërë pazari për hapësirat e shpërndarjes së drogës.

Menjëherë forcat e policisë dërguan në spital shqiptarin, por ai është në gjendje të rëndë për jetën.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)