KORÇË- 3 persona në Korçë janë shpallur në kërkim lidhur me një ngjarje kriminale të ndodhur dje në Korçë, ku një i ri, 27-vjeç është plagosur me thikë .
Gjatë një konflikti të çastit në lagjen “nr.15”, mësohet se 19-vjeçari me iniciale R.I ka goditur me thikë 27-vjeçari me iniciale A.H nga fshati Mbroje. I riu ndodhet në spital, ku po merr ndihëm mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë të pranishëm edhe 2 persona të tjerë, 19-vjeçarë me iniciale A. A. dhe E. L. Ata janë shpallur në kërkim pasi të cilët nuk kanë njoftuar organet e Policisë.
Po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.