Qëlloi 12 herë drejt policisë në Elbasan, fqinji i Josif Kavajës: Nuk ishte problematik, nuk ngatërrohej me njeri në fshat

Josif Kavaja para 3 ditësh hapi zjarr ndaj forcave RENEA dhe u fsheh në pyll, ndërsa u arrestuar më 25 dhjetor pas 16 orësh arrati. Gjatë shkëmbimit të armëve Kavaja ka qëlluar plot 12 herë në drejtim të RENEA, e cila u kundërpërgjigj dhe plagosur 45-vjeçarin me dy plumba, një në bark dhe një në këmbë.

Report Tv ka vajtur në fshatin e tij Seltë të Elbasanit, ku një nga fqinjët shprehet se e njihte Josifin si banor dhe përshëndeteshin, por kurrë nuk e njohur as ai por as fshati si person problematik apo që të kishte konflikte me ndonjë person. Fqinj shprehet se ka dëgjuar nga banorët e fshatit se Josif Kavaja kishte dalë me delet në fshatin Kabash dhe i kanë qëlluar, por dhe kjo me të dëgjuar, ndërsa në lidhje me arsenalin e  armëve që kishte në shtëpi e ka dëgjuar nga televizori.

"Unë nuk e njoh për problematik siç po del sot, e njoh njeri në hall të vetë, ka punuar, ka qenë njeri në kurbet, nuk di të ketë bërë ndonjë krim në fshat, nuk ka pasur asnjë problem, rrinte vetëm, nuk ngatërrohej me të tjetër. Pse rrinte i vetmuar nuk e di, në spital apo në burg në Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë, se ca pat këtë që bëri e zgjidh drejtësia.  Nuk kam dëgjuar asnjëherë krisma në fshat dhe le të thotë një person këtu në fshat se Josif Kalaja ka qenë problematik, ka konflikt me finalin apo shtiu kundër filanit. Skam dëgjuar asnjë. Arsenalin e armëve e dëgjova nga televizori nuk e di ca ka pas. Ai edhe kur ulej në kafe ulej vetëm. Rrinte në hallin e vetë nuk  përzihej me asnjë", tha thënë fqinji i tij për Report Tv.

Josif Kavaja

Si ndodhi ngjarja më 24 dhjetor? Gjithçka nisi në fshatin Seltë të Elbasanit kur policia shkoi për kontroll në banesën e Kavajës me vendim gjykate pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte. Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t'i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën. Kavaja ka qëlluar 12 herë drejt policisë. Më pas, ai është larguar nga banesa e tij dhe shkoi në drejtim të pyllit. Gjatë të shtënave me armë është kundërpërgjigjur edhe RENA duke e plagosur në barkë dhe në këmbë.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi municione, 30 granata, 2300 fishekë dhe një kallashnikov.

Gjithashtu ndër të tjera u gjet dhe një sasi e madhe eksplozivi, një sasi e madhe parash, kanabis dhe fara kanabisi.

Municioni i gjendur ne shtepine e Josif Kavajes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulla: 26/12/2020 19:17

    Po natyrisht keshtu do flasin fshataret se kane frike.....

    Përgjigju
    • o dulle: 26/12/2020 19:43

      na hengsh k.... ate qe sthuhet.jo te gjithe ata qe qellojne me arme jane kriminela.mund te jete i semure

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë