Një 53-vjeçar me detyrë mjek është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka dhunuar fizikisht kryeinfermieren, e punësuar në të njëjtin spital.

Konflikti ka nisur pasi kryeinfermierja i ka kërkuar mjekut Julian Habibaj që të plotësonte kartelën e një pacienti, ndërsa 53-vjeçari e ka kundërshtuar. Sipas informacioneve mjeku e ka fyer verbalisht kryeinfermieren e më pas e ka kapur nga fyti.

Kjo e fundit ka shenja dhunë. Sipas të dhënave, mjeku ka pasur rreth 11 masa disiplinore për problematika me stafin, por nuk ishte denoncuar më parë në polici.

“-arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor”, njofton policia.