TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar nipin e Nehat Kullës sepse ka qëlluar me armë zjarri në një lokal. Në pranga ka rene 29 vjeçari Klodian Kulla, si edhe 7 persona të tjerë për moskallëzim të krimit të ndodhur në lokalin “Bora-Bora”, në Tiranë. Gjithashtu, policia arrestoi edhe tre pronarët e këtij lokali, pasi gjatë kontrollit rezultoi se ky biznes nuk ishte i pajisur me kasë fiskale dhe kishte punonjës të pasiguruar.
Ngjarja
Mesnatën e së hënë, Klodian Kulla së bashku me disa miq të tij kishin shkuar në një lokal, në rrugën “Xhanfize Keko”. Kështu, rreth orës 01:00, Kulla ka qëlluar me armë zjarri të tipit pistoletë në ambientet e brendshme të lokalit “Bora-Bora”, por pa pasur dëmtime në njerëz. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, efektivë të komisariatit nr. 4 në Tiranë të cilët shkuan në vendin e ngjarjes bënë të mundur edhe vënien në pranga të 29 vjeçarit, Klodian Kulla.
/Shqiptarja.com