VLORË- Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim pasi për motive të dobëta ka kanosur me armë një 58-vjeçare me iniciale A.D.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, pranë tunelit, në zonën e quajtur "Uji i Ftohtë",40-vjeçari me iniciale E.L. qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta 58-vjeçaren.
Gjatë vëzhgimeve të vendit të ngjarjes, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.