Një krim në familje është parandaluar nga ndërhyrja e policisë, pasi një 41-vjeçar, në gjendje të dehur ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten dhe familjarët e saj.
Gjithçka u zhvillua në fshatin Bruz Zall, kur Arben Hoxha edhe përse i pajisur me urdhër mbrojtje, ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit, aty ku ndodhej bashkëshortja e tij dhe ka rrezikuar jetën e saj dhe të familjarëve që ndodheshin aty duke qëlluar me armën e zjarrit në ajër dhe drejtime të tjera.
Policia në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale "Kanosje serioze për jetën", "Armëmbajtje pa leje" dhe "Dhunë në familje".