Shqiptarja që plagosi mjekun: Armën e kishte ai dhe ia drejtoi vajzës, doja vetëm ta mbroja! Mediat greke: 4 vite më parë nëna tentoi të hidhte fëmijën nga ballkoni

Shqiptarja që plagosi mjekun: Armën e kishte ai dhe ia drejtoi vajzës, doja vetëm ta mbroja! Mediat greke: 4 vite më parë nëna tentoi të hidhte fëmijën nga ballkoni

Klodiana Celo del para prokurorisë

Detaje të reja ka zbuluar nëna shqiptare, Klodiana Celo, e cila disa ditë më parë ka tentuar me një armë zjarri të vrasë ish-partnerin dhe babain e vajzës së saj, duke thënë se gjithçka e bëri për të mbrojtur fëmijën.

Versionin e saj të historisë, për ditën kur rruga përballë shtëpisë së mjekun në Chalandri u mbulua me gjakun e tij, ka treguar për televizionin “Mega” live Klodiana Celo.

“Vajza u mundua të ikte me justifikimin se kishte parë një shok klase...në atë moment ai nxori armën dhe i tha mos lëviz ndalo, do qëlloi me arm dhe do them që e ka bërë nëna jote”, tha ajo për televizionin “mega”.

Ajo tregoi se tentoi t’i merrte armën për ta ndaluar, por gjatë përleshjes njeri prej tyre shkrepi armën dhe la të plagosur 70-vjeçarin në asfalt dhe në sytë e fëmijës së tyre.

“I kërkova të ndalonte. Më pas iu vërsula dhe në atë moment njeri nga ne shkrepi armën, nuk e kam të qartë se kush, unë apo ai.”, tha 49-vjeçarja.

Nëna shqiptare, e cila prej kohësh jeton larg vajzës së saj tha se gjithçka e bëri për ate që ta mbronte.

 “Unë mbrojta vajzën time me të gjitha forcat që kisha”, shtoi nëna shqiptare.

E pyetur nëse është penduar lidhur me ngjarjen, me zë që thyhej nga lotët ajo pyeti “A janë penduar ata që më morën fëmijën për 5 vjet dhe shkelën mbi kufoma për ta bërë këtë?”.

Duke qarë Klodiana tregoi për mallin ndaj vajzës dhe tashmë pas kaq shumë vitesh larg saj ka harruar te jetë nënë.

“Unë kam harruar të jem nënë, me ka munguar gjithçka! Më ka munguar të ngrihem në mëngjes më të, t’i gatuaj, ta përqafoj, të lexojmë bashkë”, tha ajo.

Çfarë ndodhi 4 vite më parë? Denoncimi ndaj Klodianës dhe kërcënimi se do të hidhte vajzën nga ballkoni.

Katër vite më parë, mjeku e kishte denoncuar 49-vjeçaren, pasi ajo nuk kishte kthyer vajzën në kohë në shtëpi, pasi e kishte marrë të kalonin se bashku fundjavës dhe kur shkoi policia ajo kërcënoi se do të hidhte vajzën nga ballkoni.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, teksa doktori po priste vajzën 13-vjeçare të zbriste nga autobusi pas një dite në shkollë. Në atë moment u shfaq Klodia Celo, e cila nxori armën dhe qëlloi mjekun duke e plagosur rëndë. Aktualisht ai ndodhet në spital po gjendja e tij po përmirësohet.

Mbi ngjarjen ka disa hipoteza dhe versione, megjithatë policia greke vijon hetimet.

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 15/11/2021 21:37

    Shtypi dhe TV shqiptar duhet ti dali ne krah kesaj zonje dhe jo ti japi te drejt ketij doktori qejfli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare